fbpx
Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës mban një ligjëratë për studentët e FB

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës mban një ligjëratë për studentët e FB

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Z. Ilir Murtezaj mbajti sot në Fakultetin e Biznesit, përkatësisht në departamentin “Menaxhim Biznesi” një ligjëratë me temën: “Sistemi tatimor në Kosovë”.

Pikat të cilat u trajtuan ishin: Çfarë janë tatimet; Si mblidhen tatimet; Çfarë janë taksat; Cilët janë Trupat Administrativ Tatimor; Llojet e tatimeve; normat tatimore; përmbushja e detyrimeve tatimore; parimet bazë të ndërtimit të një sistemi tatimor; lehtësitë në pagesë të tatimeve, si dhe pika të tjera me rëndësi për sistemin tatimor në Kosovë.

Gjatë prezantimit, gjerësisht u sqarua se përmbushja e obligimeve tatimore nga qytetarët e Kosovës është parakusht për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, në të gjitha fushat e jetës. Në fund të ligjëratës, studentëve iu ofrua mundësia e diskutimit interaktiv, si dhe mundlësia e marrjes së informatave shtesë për secilën nga pyetjet që studentët parashtruan.

Translate »