fbpx
Listat preliminare të përfituesëve të bursës universitare

Listat preliminare të përfituesëve të bursës universitare

Njoftohen aplikantët për bursë universitare për vitin akademik 2020/2021 se me datë 02.12.2020 Komisioni për ndarjen e bursës universitare të Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë pas shqyrtimit të dokumentacionit të aplikantëve ka nxjerrë vendimet si në vijim:

  1. Lista e studentëve përfitues të bursës universitare për vitin akademik 2020/2021.
    Vëmendje: Studentët të cilët janë përfitues të bursës universitare të Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë, të lajmërohen nga data 07.12.2020 dhe 08.12.2020 në Zyrën e Financave në objektin e Fakultetit Juridik, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 14:00. Me këtë rast, ata duhet të sjellin dokumentet si në vijim: 1. kopjen e letërnjoftimit apo ndonjë dokumenti tjetër indentifikues valid dhe 2. fletëkonfirmimin e xhirollogarisë bankare të lëshuar nga banka në emër të përfituesit të bursës.
  2. Lista e studentëve që nuk kanë plotësuar kriteret e konkursit për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2020/2021.
    Vëmendje: Studentët që nuk i kanë plotësuar kushtet e konkursit për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2020/2021, kanë të drejtë ankese brenda afatit kohor prej tetë (8) ditësh nga data e publikimit të këtij vendimi.
Translate »