fbpx
Ftesë për pjesëmarrje në edicionin e 5-të të Panairit të Karrierës

Ftesë për pjesëmarrje në edicionin e 5-të të Panairit të Karrierës

Ftohen studentët e Universitetit Haxhi Zeka në Pejë që të bëhen pjesë të edicionit të pestë, të Panairit Virtual të Karrierës 2020.
Për dallim prej viteve të kaluara, këtë herë panairi do të mundësohet nëpërmjet një platforme të përbashkët virtuale, (Me partneret si: Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencisë e Punësimit të Republikës së Kosovës dhe Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) GmbH), platformë e cila do të ketë funksion të njëjtë me panairin real, por duke evituar kontaktin fizik si pasojë e situatës së pandemisë.
Data: 25 nëntor 2020
Orari: 09:00 deri 16:00
Vendi: Platformë virtuale/online


Për informata më të hollësishme dhe mënyrën e qasjes, do të njoftoheni ditëve në vazhdim.

Translate »