fbpx
UHZ mbajti diskutim publik rreth Planit Strategjik 2020-2024

UHZ mbajti diskutim publik rreth Planit Strategjik 2020-2024

Në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, u mbajt diskutim publik rreth Planit Strategjik 2020-2024. Të pranishëm në këtë diskutim kishte pjesëmarrës nga Këshilli Drejtues, stafi akademik, administrativ, studentë, OJQ-të, industritë dhe institucionet publike. Po ashtu i pranishëm ishte edhe Z. Rron Gjinovci, përfaqësues i projektit QAINT, projekt ky i mbështetur nga ADA, i cili projekt ka mbështetur me ekspertizë hartimin e Strategjisë.


Rektori i UHZ-së Prof.Dr. Fadil Millaku i cili ishte edhe kryesues për hartimin e Planit Strategjik, filloi takimin duke përshëndetur të pranishmit dhe duke falënderuar të gjithë ata të cilët kontribuan në hartimin e këtij Plani.


Më pas të pranishmit patën mundësinë e diskutimit rreth Planit Strategjik, ku disa prej tyre dhanë edhe sugjerimet e tyre.
Z. Gjinovci tha se tek stafi i UHZ-së ka parë vullnet të jashtëzakonshëm për të punuar dhe se UHZ-ja ka potencial të plotë për vazhdimësi.

[Best_Wordpress_Gallery id=”213″ gal_title=”Plani strategjik 2020-2024″]
Translate »