Adnan Lataj Drejtor IT Universiteti Haxhi Zeka është përgjegjës për menaxhimin e infrastrukturës teknologjike dhe zhvillimin e projekteve dixhitale në universitet.
Adnan ka mbi 15 vite përvojë në fushën e teknologjisë së informacionit, duke udhëhequr projekte të transformimit dixhital dhe përmirësimit të shërbimeve online për studentët dhe stafin akademik.
Adnani ka diplomuar dhe magjistruar në Informatikë në biznes dhe ka ndjekur trajnime të shumta në sigurinë kibernetike dhe menaxhimin e rrjeteve. Gjatë punës së tij në UHZ, ka implementuar sisteme të avancuara të monitorimit të rrjetit dhe ka kontribuar në rritjen e sigurisë dhe performancës së serverëve. Ai bashkëpunon ngushtë me të gjitha njësitë për të siguruar mbështetje teknike dhe zhvillim të vazhdueshëm.