Të dashur studentë,
Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë ju fton që të merrni pjesë në Akademinë për Ndërmarrësi dhe Qasje Inovative, me ç´rast organizohet për herë të parë.
Grupi punues i kësaj Akademie ju fton që të merrni pjesë në garë për plane biznesi, të cilat do të vlerësohen nga ekspertë të fushave të ndryshme, tre nga planet e biznesit më të vlerësuara do të mbeshteten finaciarisht. Akademia është e ndarë në dy sesione dy ditore, ku do të ketë ligjerues gjerman, të regjionit dhe të vendit. Po ashtu ekspertët panelistë do të shkëmbejnë edhe përvojat e tyre e të bërit biznes.
Kjo akademi do të mbahet me 17 dhe 18Maj në Fakultetin Juridik, nga ora 10:00, dhe mund të marrin pjesë të gjithë studentët me ide për ndërmarrësi dhe inovacion.
Ju presim me 17 dhe 18 Maj për të filluar së bashku një eksperiencë të re, e cila do jetë premtuese për të ardhmen tuaj.