fbpx
Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës zonja Duda Balje vizitojë UHZ-në

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës zonja Duda Balje vizitojë UHZ-në

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherit edhe Kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, vizitojë Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë. Ajo u prit në takim nga Rektori i UHZ-së Prof.Dr. Fadil Millaku,  Prof.Ass.Dr. Sabiha Shala Prorektore për Mësimdhënie dhe Çështje Studentore si dhe Prof.Ass.Dr. Gjylbehare Murati.

Gjatë vizitës Balje  pati edhe një bashkëbisedim me stafin akademik dhe studentët, me ç` rast u diskutuan shumë çështje që kanë të bëjnë kryesisht me të Drejtave e Njeriut dhe Barazisë Gjinore.

Gjithashtu znj. Balje pasi pranoi shumë pyetje nga të pranishmit, ajo bëri edhe sqarime lidhur me punën që kryen ky komision.

Deputetja Balje falënderoi menaxhmentin e UHZ-së,  për kushtet e krijuara në këtë Universitet dhe shprehi gatishmëri që edhe në të ardhme ta mbështes zhvillimin e këtij institucioni, që është unik në vend dhe regjion. Ajo u shpreh e lumtur që në këtë institucion aktualisht studiojnë të gjitha komunitet që jetojnë në Kosovë.

[Best_Wordpress_Gallery id=”65″ gal_title=”Duda Bale ne Juridik”]

 

 

 

 

 

                                                                  

 

Translate »