fbpx

Projekti Ndërkombëtar “Competent student Experienced graduate” (Student kompetent – i diplomuar me përvojë)

Projekti Ndërkombëtar financohet nga Agjencia Kombëtare Polake për Shkëmbim Akademik (NAWA) dhe koordinohet nga Universiteti i Opolës.
Qëllimet e projektit:
Projekti është një përgjigje ndaj sfidave bashkëkohore të tregut ndërkombëtar të punës dhe nevojës për të zhvilluar një formulë të re për ndërtimin e kompetencës së studentëve dhe për ta testuar atë në kushte praktike. Qëllimi i projektit është të zhvillojë kompetencat kryesore të tregut të punës me pjesëmarrjen e studentëve në punëtoritë ndërkombëtare dhe vizitat studimore në kompanitë ndërkombëtare, si dhe kryerjen e detyrave praktike në grupet multikulturore.
Në këtë projekt përfshihen pesë (5) Universitete: Universiteti i Opoles (Poloni), Universiteti i Maltës (Maltë), Universiteti Katolik i Leuven-it (Belgjikë), Universiteti Haxhi Zeka (Kosovë), dhe Universiteti Tomas Bata në Zlin (Republika Çeke). Do të ketë pjesëmarrjen në leksione, seminare, punëtori , dhe vizita studimore te punëdhënësit lokalë në çdo Universitet dhe secili Universitet do të përfaqësohet nga 9 studentë, secili prej tyre do t’u japë studentëve një mundësi për t’u takuar me një kulturë të ndryshme biznesi të vendit pritës.

Për më shumë informacion rreth projektit ju lutemi klikoni këtu:

http://competentstudent.wfil.uni.opole.pl/recruitment-documents/

Translate »