ZYRës PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR
Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar ka për detyrë të përkrahë zhvillimin e bashkëpunimit ndëruniversitar ndërkombëtar, të koordinojë dhe të avancojë projektet me karakter rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe të krijojë lidhje me institucionet e huaja në fushën e arsimit, shkencës dhe hulumtimit.
Detyrat dhe përgjegjësitë
Përkrah zhvillimin e bashkëpunimit ndëruniversitar ndërkombëtar nëpërmjet marrëveshjeve dhe protokolleve;
Koordinon dhe përkrah projektet rajonale dhe ndërkombëtare me interes për UHZ-në;
Harton dhe zbaton projekte që avancojnë punën kërkimore dhe shkencore në bashkëpunim me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë;
Ndihmon në krijimin e lidhjeve me universitetet e huaja dhe këshillon profesorët në këtë proces;
Mbledh të dhëna për fondet kombëtare dhe ndërkombëtare për lëvizjen e studentëve dhe stafit akademik (p.sh. DAAD, EU, Fulbright, British Council, etj.) dhe shpërndan informacionin në fakultete;
Siguron informata nga institucionet relevante ndërkombëtare për arsim dhe bashkëpunim;
Udhëheq Programin Veror të Universitetit;
Merr pjesë si anëtar i komisioneve për planifikimin e strategjive për zbatimin e projekteve;
Ndihmon Rektorin dhe Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë në të gjitha çështjet që lidhen me bashkëpunimin ndërkombëtar;
Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së udhëheqësit.
Raportimi
Për çështje operative: raporton te Sekretari i Përgjithshëm;
Për çështje profesionale: raporton dhe koordinon punët me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë.
Strukturimi i vendeve të punës
Drejtor i Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar;
Zyrtar për Bashkëpunim Ndërkombëtar (1);
Zyrtar për Projekte (1).
Numri i punëtorëve
Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar ka gjithsej 3 punëtorë.