Universiteti Haxhi Zeka fton të gjithë studentët e interesuar të nivelit Master të regjistrohen në lëndën inovative “Ndërmarrësia e Gjelbër”, e cila do të ofrohet si lëndë zgjedhore në semestrin pranveror. Kjo lëndë synon të pajisë studentët me njohuri dhe aftësi për të zhvilluar biznese të qëndrueshme, duke integruar parimet e inovacionit dhe ekologjisë në sipërmarrjet e reja dhe ekzistuese.
Lënda ofrohet nga Fakulteti i Biznesit dhe do të udhëhiqet nga Prof. Asoc. Dr. Fisnik Morina dhe Ph.D.(c). Besfort Ahmeti, të cilët do të ndajnë me studentët njohuri dhe përvoja nga fusha e ndërmarrësisë së gjelbër. Kursi do të zhvillohet në semestrin pranveror me një ngarkesë prej tre orësh në javë (2+1), duke u vlerësuar me 5 ECTS.
Gjatë këtij kursi, studentët do të kenë mundësinë të mësojnë për konceptet dhe praktikat më të mira të ndërmarrësisë së gjelbër, politikat dhe legjislacionin që mbështesin bizneset e qëndrueshme, si dhe mundësitë e financimit për sipërmarrjet që respektojnë parimet mjedisore. Po ashtu, kursi do të trajtojë rolin e teknologjisë dhe inovacionit në reduktimin e ndikimit mjedisor, përderisa studentët do të zhvillojnë strategji për krijimin e modeleve të qëndrueshme të biznesit dhe ndërtimin e një plani të suksesshëm biznesi.
Për të gjitha ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e një fushe me ndikim të madh në të ardhmen, Ndërmarrësia e Gjelbër është mundësia ideale për të zgjeruar njohuritë dhe për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë dhe shoqërisë. Afati i regjistrimit është ende i hapur dhe të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë Profesorin e lëndës përmes email fisnik.morina@unhz.eu për më shumë informata.