E nderuara familja Berisha, të nderuar sportistë, miqë e kolegë,
Me dhembje të thellë mesuam lajmin për ndarjen e hershme nga jeta e më të dashurit tuaj, Rilind Berisha.
Rilindin e njohëm si student, ku u dallua me suksese në mësime. Ishte person i dashur dhe i respektuar për të gjithë, duke lënë të ne mbresa si një djalë me sjellje dhe edukatë të shkelqyer.
Pos mësimit, Rilindi na fliste shumë për sportin, veçanerisht futbollin që e kishte për zemër, ndërsa ne si personel iu gëzoheshim sukseseve të tij të njëpasnjëshme.
Në emër të fakultetit të Agrobiznesit dhe gjithë kolegëve shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të Rilindit.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës! 🙏
Prof. Dr. Nexhdet Shala
Dekan në fakultetin e Agrobiznesit