Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Dita Botërore e Tokës shënohet në Universitetin “Haxhi Zeka”

Në kuadër të Dita Botërore e Tokës, Fakulteti i Agrobiznesit në Universiteti “Haxhi Zeka” organizoi një aktivitet sensibilizues dhe praktik për mbrojtjen e mjedisit.

Studentët, së bashku me stafin akademik dhe administrativ, kontribuan në përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e hapësirave të gjelbra në ambientet e fakultetit. Përmes këtij aktiviteti u synua rritja e ndërgjegjësimit dhe edukimi i të rinjve për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Universiteti “Haxhi Zeka” vazhdon të jetë promotor i nismave që ndërthurin edukimin, ndjeshmërinë mjedisore dhe përfshirjen aktive të studentëve në aktivitete që kontribuojnë për një të ardhme më të gjelbër.

Leave a comment