Të dashur mësimdhënës
Urime 7 Marsi – Dita e Mësuesit! 📚🎓
Në këtë ditë të veçantë, Universiteti “Haxhi Zeka” shpreh mirënjohjen më të thellë për përkushtimin dhe angazhimin e të gjithë mësimdhënësve tanë, të cilët me punën e tyre të palodhshme kontribuojnë në arsimimin dhe zhvillimin e brezave të rinj. Ju jeni forca që ndriçoni rrugën e studentëve dhe krijoni mundësi për një të ardhme më të ndritur. 🌟
Universiteti “Haxhi Zeka” mbetet i përkushtuar në mbështetjen e stafit akademik, avancimin e cilësisë në mësimdhënie dhe krijimin e një ambienti arsimor që frymëzon kërkim shkencor dhe inovacion. 📖🏛️
Një falënderim i veçantë shkon për mësimdhënësit tanë që kanë dalë në pension, për kontributin e tyre të çmuar ndër vite, si dhe një nderim i përzemërt për ata që nuk janë më me ne, por puna dhe vlera e tyre mbeten përjetësisht në kujtesën tonë. 🙏✨
Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit tanë për punën dhe dedikimin tuaj të jashtëzakonshëm!