Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

NGA UNIVERSITETI TE POLITIKAT PUBLIKE: UHZ DHE INSTITUTI GAP NDËRTOJNË URËN MES DIJES, TË DHËNAVE DHE VENDIMMARRJES

"Haxhi Zeka" University“ AND Instituti GAP po hapin një kapitull të ri bashkëpunimi, duke synuar që kapacitetet akademike dhe kërkimore të Universitetit të lidhen më drejtpërdrejt me analizën e politikave publike, zhvillimin ekonomik e social dhe nevojat konkrete të institucioneve, komunave dhe biznesit.

Një delegacion i Universitetit “Haxhi Zeka”, i kryesuar nga Prof. Dr. Armand Krasniqi, Rektor, zhvilloi sot, më 2 shtator 2026, një vizitë pune në Institutin GAP në Prishtinë.

Në delegacionin e UHZ-së morën pjesë Prof.asoc.dr. Alma Shehu-Lokaj, Prorektore, Prof.asoc.dr. Petrit Nimani, Dekan i Faculty of Law, Prof.ass.dr. Driton Sylqa, Prodekan i Faculty of Business, as well as Prof.asoc.dr. Anita Cucović, nga Qendra për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut e UHZ-së.

Delegacioni u prit nga Blendi Hasaj, Drejtor Ekzekutiv i Institutit GAP, së bashku me Nora Latifi-Jashari AND Rrona Zhuri, zyrtare të këtij instituti.

Takimi u zhvillua në një atmosferë shumë të hapur dhe konstruktive, ndërsa diskutimet u përqendruan në mundësitë konkrete për ndërtimin e një partneriteti afatgjatë ndërmjet një institucioni akademik dhe një prej organizatave të njohura për hulumtimin dhe analizimin e politikave publike në Kosovë.

Në fokus ishte krijimi i një modeli bashkëpunimi përmes të cilit kapacitetet akademike, kërkimore dhe studentore të UHZ-së të ndërlidhen me përvojën e Institutit GAP në analiza empirike, politika publike, monitorim institucional dhe prodhimin e rekomandimeve të bazuara në të dhëna.

Fushat e identifikuara për bashkëpunim përfshijnë zhvillimin ekonomik dhe social, financat publike, qeverisjen qendrore dhe lokale, tregun e punës, zhvillimin e qëndrueshëm, digjitalizimin, transparencën dhe llogaridhënien institucionale, si dhe çështjet sociale.

Një dimension i rëndësishëm i bashkëpunimit pritet të jetë zhvillimi i hulumtimeve të përbashkëta, studimeve empirike, analizave të politikave publike,  raporteve profesionale dhe publikimeve shkencore, krahas shkëmbimit të të dhënave, metodologjive dhe ekspertizës kërkimore.

Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe studentëve të UHZ-së. Bashkëpunimi synon krijimin e mundësive për praktikë profesionale, asistencë kërkimore dhe përfshirje në projekte konkrete, ku studentët mund të angazhohen në mbledhjen dhe analizimin e të dhënave, kërkime dokumentare, anketa, përgatitje të materialeve analitike dhe aktivitete të tjera profesionale nën mentorim.

Në këtë kontekst, pjesëmarrja e përfaqësuesve të Fakultetit të Biznesit dhe Fakultetit Juridik në delegacion reflektoi karakterin ndërdisiplinor të bashkëpunimit të synuar, ku ekonomia, biznesi, e drejta dhe politikat publike ndërthuren në analizimin e problemeve reale ekonomike dhe institucionale të vendit.

GAP partner potencial edhe për zhvillimin rajonal të Dukagjinit

Një nga aspektet me rëndësi të veçantë për UHZ-në është mundësia që ekspertiza e Institutit GAP të ndërlidhet edhe me Forumin Ekonomik Rajonal të Dukagjinit – FERD, platformën përmes së cilës Universiteti synon të forcojë bashkëpunimin me komunat, bizneset dhe institucionet e rajonit.

Në këtë kuadër, bashkëpunimi mund të orientohet drejt hartimit të profileve ekonomike dhe sociale të komunave, zhvillimit të indikatorëve të performancës dhe konkurrueshmërisë, analizimit të buxheteve komunale dhe investimeve kapitale, identifikimit të pengesave për biznes dhe punësim, si dhe zhvillimit gradual të një baze rajonale të të dhënave që do të mbështeste vendimmarrjen e bazuar në dëshmi.

Dimension i veçantë për të drejtat e njeriut dhe përfshirjen sociale

Hapësirë e rëndësishme bashkëpunimi është identifikuar edhe përmes Qendrës për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut të UHZ-së.

Në këtë drejtim, UHZ dhe GAP synojnë të krijojnë mundësi për analiza dhe hulumtime mbi ndikimin e politikave publike në të drejtat ekonomike dhe sociale, barazinë, përfshirjen e komuniteteve, qasjen në shërbimet publike, të drejtat në punë, pjesëmarrjen qytetare dhe llogaridhënien institucionale.

Një vend të rëndësishëm në takim zuri edhe diskutimi mbi Memorandumin e Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit ndërmjet UHZ-së dhe Institutit GAP, i cili synon të krijojë një kornizë të qëndrueshme për operacionalizimin e këtyre fushave të bashkëpunimit.

Koncepti i marrëveshjes shkon përtej një bashkëpunimi protokollar. Ai parashikon që partneriteti të zhvillohet përmes hulumtimeve të përbashkëta, praktikave profesionale, mentorimit të studentëve dhe hulumtuesve të rinj, konferencave, ligjëratave, trajnimeve, projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe krijimit të produkteve konkrete kërkimore dhe analitike.

Palët shprehën gatishmëri që komunikimi dhe takimet të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me synimin që fushat e identifikuara të shndërrohen në iniciativa dhe rezultate konkrete.

Për Universitetin “Haxhi Zeka”, bashkëpunimi me Institutin GAP përfaqëson një hap tjetër drejt një modeli universiteti që nuk e kufizon dijen brenda auditorit, por e vendos atë në funksion të institucioneve, ekonomisë, komunitetit dhe zhvillimit.

Në këtë mënyrë, UHZ po e forcon gradualisht rolin e tij jo vetëm si institucion i arsimit të lartë, por edhe si partner aktiv në prodhimin e dijes, analizave dhe zgjidhjeve të bazuara në dëshmi për zhvillimin ekonomik, institucional dhe shoqëror të vendit.

Go to Top