Sot, në Fakultetin e Arteve u realizua konstituimi i Trupës Këshilldhënëse, si një organ shumë i rëndësishëm për zhvillimin strategjik dhe programor të kësaj njësie akademike.
Të ftuar nga dekani i Fakultetit të Arteve, Prof. Dr. Fatbardh Gashi, në këtë takim morën pjesë personalitete me integritet të lartë profesional, udhëheqës dhe përfaqësues të institucioneve kryesore kulturore dhe arsimore në rajon:
Znj. Xhenete Syka – Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës
Znj. Krenare Luta – Drejtoreshë e Teatrit “Istref Begolli”
Z. Vesel Krasniqi – Drejtor i Shkollës së Muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren
Z. Qemajl Sejdija – Drejtor i Arsimit në Komunën e Klinës
Z. Bekim Vishaj – Drejtor i Muzeut në Deçan
Z. Naser Dula – Drejtor në Shkollën e Muzikës “Faik Sylka” në Rahovec
Z. Pëllumb Vula – Profesor në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë
Z. Naser Gega – Drejtor i Arsimit në Komunën e Pejës
Znj. Rreze Kastrati – Drejtoreshë e Shkollës së Muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë
Z. Mentor Zajmi – Profesor në Shkollën e Muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren
Z. Kastriot Sada – Drejtor në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë
Gjatë këtij takimi, me votë unanime, si kryesuese e Trupës Këshilldhënëse u zgjodh Znj. Xhenete Syka, ndërsa si zëvendëskryesuese u zgjodh Znj. Krenare Luta.
Dekani uroi kryesinë e re dhe vlerësoi lart kontributin që ky organ do të japë përmes rekomandimeve dhe propozimeve konkrete, të cilat do të pasurojnë njësinë akademike në vazhdën e proceseve të saj të zhvillimit dhe akreditimit.
Konstituimi i kësaj trupe paraqet një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, lidhjen e programeve studimore me tregun e punës dhe zhvillimin e mëtejmë të veprimtarisë akademike, artistike dhe kulturore të Fakultetit të Arteve.








