Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Njoftim dhe Urim për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Të nderuar studentë, anëtarë të stafit akademik dhe administrativ,

Bazuar në Kalendarin e Festave Zyrtare për vitin 2025, ju njoftojmë se Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë do të jetë në pushim ditën e hënë, më 17 Shkurt 2025, në nder të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, ju urojmë këtë festë të rëndësishme, duke ju dëshiruar suksese, mirëqenie dhe zhvillim të mëtejshëm për ju dhe vendin tonë. Le të shërbejë kjo ditë si një kujtesë e sakrificës dhe përkushtimit për liri dhe progres.

Gëzuar 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës!

Leave a comment

0.0/5