Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Dita Botërore e Tokës në Universitetin “Haxhi Zeka”

Në kuadër të Ditës Botërore të Tokës, Fakulteti i Agrobiznesit në Universitetin “Haxhi Zeka” (UHZ) organizoi një aktivitet sensibilizues dhe praktik për gjelbërimin e mjedisit.

Studentët, së bashku me stafin akademik dhe administrativ, kontribuan në përmirësimin e infrastrukturës përmes mbjelljes së bimëve dekorative dhe krijimit të hapësirave të gjelbra në ambientet e fakultetit. Ky aktivitet synonte të edukojë dhe sensibilizojë të rinjtë për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Në këtë ngjarje morën pjesë:
🌱 Dekani i Fakultetit të Agrobiznesit, Prof. Dr. Nexhdet Shala
🌱 Profesori Prof.Ass. Gjokë Duhanaj
🌱 Sekretari i Fakultetit, Ukë Selimaj
🌱 Drejtori i Qendrës për Zhvillim të Karrierës (QZHK), Abedin Selimaj

UHZ vazhdon të jetë promotore e aktiviteteve që ndërthurin edukimin, ndjeshmërinë mjedisore dhe përfshirjen e studentëve në nisma për një të ardhme më të gjelbër.

Leave a comment