Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Njoftim për studentët e UHZ-së (Bachelor & Master)

Të nderuar studentë,

Senati i UHZ-së, me vendimin e datës 01.04.2025, ka miratuar zgjatjen e afatit për përfundimin e studimeve për studentët e nivelit bachelor dhe master që kanë tejkaluar kohëzgjatjen e rregullt të studimeve.

📝 Ja çfarë duhet të dini:

1️⃣ Studentët që i kanë përfunduar të gjitha provimet, por nuk e kanë përfunduar ende temën apo diplomimin, mund ta bëjnë këtë deri më 30 shtator 2026. Duhet vetëm të regjistroheni në semestër për vitin akademik në vijim.

2️⃣ Studentët që NUK i kanë përfunduar të gjitha provimet, por kanë kaluar afatin e rregullt të studimeve, mund të vazhdojnë vetëm nëse programi është ende aktiv dhe fakulteti përkatës e ofron atë. Në këto raste, regjistrimi bëhet përmes konkursit publik.

3️⃣ Nëse një program studimi nuk është më aktiv dhe studenti nuk ka qenë i regjistruar për një kohë të gjatë, nuk ka mundësi vazhdimi të studimeve në atë drejtim.

📆 Ky vendim është i vlefshëm vetëm për vitin akademik 2025/26.

ℹ️ Për më shumë informacione ose sqarime, ju lutemi kontaktoni njësitë akademike ose ndiqni njoftimet në faqen zyrtare të universitetit.

Vendimi

Leave a comment

0.0/5