Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Vazhdon cikli i koncerteve: Fakulteti i Arteve mban koncertin e dytë promovues në Mitrovicë

Pas suksesit në Gjakovë, Fakulteti i Arteve i Universitetit “Haxhi Zeka” ka vijuar rrugëtimin e tij artistik me koncertin e dytë promovues, i cili u mbajt dje në qytetin e Mitrovicës. Ky aktivitet vjen si pjesë e platformës për prezantimin e vlerave akademike dhe talentit të studentëve tanë para publikut dhe artdashësve në qendra të ndryshme të Kosovës.

Në ambientet e koncertit, publiku mitrovicas pati rastin të ndjekë një program të pasur muzikor të ekzekutuar nga studentët tanë:

Kuarteti i kitareve: Sidrit Haliti, Lindi Rudi, Dionis Berisha dhe Blina Nushi
Solokëndim: Avdyl Berisha (Shoqëruar në Piano nga korepetitorja Yllka Shyti)
Violonçel: Kaltrina Prenkolnikaj (Shoqëruar në Piano nga korepetitorja Arbëresha Shehu)
Klarinetë: Lis Kelmendi (Shoqëruar në Piano nga korepetitori Gent Kumnova)
Klarinetë: Arberin Shala (Shoqëruar në Piano nga korepetitori Gent Kumnova)
Piano Solo: Saranda Gashi
Kitare solo: Sidrit Haliti

Koncertet e këtij cikli po shërbejnë si një urë lidhëse mes Fakultetit të Arteve dhe komunitetit, duke promovuar jo vetëm punën profesionale që bëhet në institucionin tonë, por edhe duke inspiruar gjeneratat e reja të artistëve që synojnë të bëhen pjesë e Universitetit “Haxhi Zeka”.

Leave a comment

sqAlbanian