Për studentët e Universitetit “Haxhi Zeka”
Ke një ide për një biznes të gjelbër që mund të ndikojë pozitivisht në mjedis dhe shoqëri? Është koha që ajo ide të bëhet realitet.
Në kuadër të projekteve GreenWB (të financuar nga Bashkimi Evropian) dhe projektit EcoPulse (të financuar nga Universiteti “Haxhi Zeka”), shpallim Garen për Idetë më të Mira të Gjelbra në Biznes, të dedikuar për studentët e Universitetit “Haxhi Zeka”.
Çfarë është kjo Garë?
Kjo garë ka për qëllim të nxisë sipërmarrjen e gjelbër dhe krijimtarinë tek studentët, duke ju dhënë mundësinë që idetë tuaja të mbështeten dhe të zhvillohen më tej nga Laboratori i Qëndrueshmërisë dhe Inkubatori i Gjelbër në UHZ që janë ndërtuar në kuadër të projektit GreenWB dhe projektit EcoPulse.
Çfarë ide mund të propozoj?
Çdo ide që synon të përmirësojë mjedisin dhe të kontribuojë në zhvillim të qëndrueshëm është e mirëseardhur. Mund të jetë një produkt apo shërbim që redukton ndotjen, promovon energjinë e ripërtëritshme, përdor materiale të riciklueshme, ofron zgjidhje për mobilitetin e gjelbër apo bujqësinë ekologjike – ose çfarëdo tjetër që ndihmon komunitetin dhe natyrën.
Çmimet për fituesit
Tre idetë më të mira do të shpërblehen me:
🥇 Vendi i parë: 500 €
🥈 Vendi i dytë: 300 €
🥉 Vendi i tretë: 200 €
Idetë më premtuese do të kenë mundësinë të inkubohen dhe zhvillohen më tej me ndihmën e Laboratorit të Qëndrueshmërisë, përmes mentorimit, punëtorive dhe mbështetjes praktike.
Afati i fundit për aplikim: 18 prill 2025
Si të aplikosh?
Plotëso formularin e aplikimit në këtë link: https://forms.gle/hcD3wxBtpBtYeA9V8
Pjesëmarrja në garë mund të jetë individuale apo ne grup (max. 5 persona).
Pasi të dorëzoni aplikimin, do të kontaktoheni me detaje për përgatitje të planit të biznesit.
Për të gjithë aplikuesit ofrohet përkrahje në përgatitjen e planit të biznesit dhe dokumenteve të tjera që nevojiten për garë. Pasi të keni përfunduar planin e biznesit, ju do të ftoheni ta prezantoni idenë tuaj para një komisioni vleresues.
Prezantimet do të mbahen në javën 19-23 maj 2025.
Kush mund të aplikojë?
Të gjithë studentët e Universitetit “Haxhi Zeka”, në të gjitha nivelet e studimeve (Bachelor dhe Master).
Për pyetje, na kontaktoni në: besfort.ahmeti@unhz.eu apo fisnik.morina@unhz.eu