Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Konkurs – Çmimi i BQK-së për Ekonomistë të Rinj

Njoftohen studentlt e Universitetit Haxhi Zeka se në kuadër të fushës së edukimit financiar dhe me qëllim të nxitjes së hulumtimeve mes ekonomistëve të rinj të Kosovës, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka krijuar mundësinë e dhënies së një çmimi për hulumtimin më të mirë të paraqitur nga ekonomistët e rinj.

Punimet për këtë çmim duhet të jenë në njërën nga temat në vijim:

• Qëndrueshmëria e sistemit financiar të Kosovës përballë pasigurive globale: analizë e rreziqeve dhe kapaciteteve stabilizuese;

• Modernizimi i sistemeve të pagesave dhe përfitimet për ekonominë e Kosovës;

• Roli i inteligjencës artificiale në modernizimin e sistemit financiar dhe përfitimet e publikut nga shërbimet financiare digjitale në Kosovë;

• Roli i ndërmjetësimit financiar në mbështetjen e inovacionit dhe transformimit të ekonomisë së Kosovës drejt prodhimit dhe eksporteve;

• Zhvillimi i fintech në Kosovë: mundësitë, rreziqet dhe sfidat rregullatorë; dhe

• Dinamika e ankesave të konsumatorëve financiarë në Kosovë: analiza e ankesave dhe sugjerimet për avancimin e politikave të mbrojtjes të konsumatorit;


Data e fundit për dorëzimin e punimit është 15 tetor 2026, (ora 16:00 për dorëzimin në formë fizike).

Informatat e plota mbi konkursin mund ti gjeni në këtë link: https://bqk-kos.org/news/cmimi-i-bqk-se-per-ekonomiste-te-rinj-6/

Go to Top