Njoftohen studentlt e Universitetit Haxhi Zeka se në kuadër të fushës së edukimit financiar dhe me qëllim të nxitjes së hulumtimeve mes ekonomistëve të rinj të Kosovës, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka krijuar mundësinë e dhënies së një çmimi për hulumtimin më të mirë të paraqitur nga ekonomistët e rinj.
Punimet për këtë çmim duhet të jenë në njërën nga temat në vijim:
• Qëndrueshmëria e sistemit financiar të Kosovës përballë pasigurive globale: analizë e rreziqeve dhe kapaciteteve stabilizuese;
• Modernizimi i sistemeve të pagesave dhe përfitimet për ekonominë e Kosovës;
• Roli i inteligjencës artificiale në modernizimin e sistemit financiar dhe përfitimet e publikut nga shërbimet financiare digjitale në Kosovë;
• Roli i ndërmjetësimit financiar në mbështetjen e inovacionit dhe transformimit të ekonomisë së Kosovës drejt prodhimit dhe eksporteve;
• Zhvillimi i fintech në Kosovë: mundësitë, rreziqet dhe sfidat rregullatorë; dhe
• Dinamika e ankesave të konsumatorëve financiarë në Kosovë: analiza e ankesave dhe sugjerimet për avancimin e politikave të mbrojtjes të konsumatorit;
Data e fundit për dorëzimin e punimit është 15 tetor 2026, (ora 16:00 për dorëzimin në formë fizike).
Informatat e plota mbi konkursin mund ti gjeni në këtë link: https://bqk-kos.org/news/
