Preskoči na sadržaj Preskoči na bočnu traku Preskoči na podnožje

Universiteti “Haxhi Zeka” pjesë e Konferencës së Asociacionit të Universiteteve të Ballkanit (BUA) 2026

Prorektorja për Financa, Buxhet dhe Infrastrukturë në Universitetin “Haxhi Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Vjosa Hajdari, së bashku me anëtaren e Këshillit Drejtues, Prof. Asoc. Dr. Mersiha Kalač Kačamaković, po marrin pjesë në Konferencën e Asociacionit të Universiteteve të Ballkanit (Balkan Universities Association – BUA) 2026, e cila po mbahet më 1–2 prill 2026 në Podgoricë, Mali i Zi, nën organizimin e Universitetit të Malit të Zi.

Kjo konferencë ndërkombëtare mbledh përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë nga rajoni dhe më gjerë, duke trajtuar tema kyçe si iniciativat e universiteteve evropiane, programet e përbashkëta të studimit, si dhe zhvillimet e fundit në fushën e mikrokredencialeve dhe bashkëpunimit akademik.

Gjatë ditës së parë të konferencës janë zhvilluar sesione dhe panele diskutimi mbi bashkëpunimin ndëruniversitar dhe inovacionin në arsim, ndërsa dita e dytë i kushtohet Asamblesë së Përgjithshme të BUA-së, ku diskutohen çështje strategjike dhe zgjerimi i anëtarësimit.

Pjesëmarrja e përfaqësueseve të Universitetit “Haxhi Zeka” në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare kontribuon në forcimin e bashkëpunimit rajonal, shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e proceseve të ndërkombëtarizimit dhe zhvillimit institucional të universitetit.

Idi na vrh