Preskoči na sadržaj Preskoči na bočnu traku Preskoči na podnožje

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë SHTRIN KUFIJTË E EKSELENCËS: FINALIZOHET ALEANCA AKADEMIKE ME UNIVERSITETIN MESDHETAR TË SHQIPËRISË

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë kanë nënshkruar sot një marrëveshje strategjike bashkëpunimi, e cila synon fuqizimin dhe zgjerimin e partneriteteve akademike, kërkimore dhe profesionale ndërmjet dy institucioneve të arsimit të lartë. Kjo marrëveshje përbën një angazhim të përbashkët për zhvillimin e iniciativave të rëndësishme akademike dhe shkencore, duke krijuar mundësi të reja për bashkëpunim në fusha me interes të ndërsjellë dhe rritje të cilësisë institucionale.

Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UHZ-së, Prof. Dr. Armand Krasniqi, dhe Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Prof. Dr. Adrian Civici, gjatë takimi u theksua rëndësia e konsolidimit të bashkëpunimeve ndëruniversitare si një element thelbësor për avancimin e arsimit të lartë, ndërkombëtarizimin e programeve studimore, si dhe zhvillimin e kapaciteteve akademike dhe kërkimore në përputhje me standardet bashkëkohore.

Ky partneritet i ri hap rrugën për:

ü shkëmbime të strukturuara të stafit akademik dhe studentëve,

ü projekte të përbashkëta kërkimore dhe shkencore,

ü organizimin e konferencave, seminareve dhe forumeve profesionale,

ü shkëmbimin e praktikave bashkëkohore në mësimdhënie, inovacion dhe zhvillim institucional.

Marrëveshja e bashkëpunimit reflekton angazhimin e UHZ-së për të zgjeruar partneritetet strategjike dhe për t’i ofruar personelit dhe studentëve mundësi të reja bashkëpunimi në nivel kombëtar e ndërkombëtar.

Idi na vrh