Preskoči na sadržaj Preskoči na bočnu traku Preskoči na podnožje

UNI NOVA drejt funksionalizimit të plotë: Grupi punues finalizon hapat e parë strategjikë

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë vazhdon me përkushtim procesin e themelimit dhe funksionalizimit të Qendrës Universitare për Ndërmarrësi dhe Inovacion UNI NOVA, një nga nismat më të rëndësishme strategjike të UHZ për zhvillim akademik, inovativ dhe ekonomik.

Edhe sot, në takimin e radhës të grupit punues, me pjesëmarrjen e Rektorit Prof. Dr. Armand Krasniqi, Prorektorëve Prof.Dr. Edmionsd Beqiri, Dr.sc.Prof.asoc. Alma Shehu – Lokaj, Dr.sc.Prof.asoc. Vjosa Hajdar, Drejtorit të UNI NOVA Luan Lulaj dhe bashkëpunëtorëve–ekspertë Gramen Taraku dhe Dukagjin Nishiqi, u konstatua se UNI NOVA, në kuptimin e themelimit të saj juridik dhe organizativ, tashmë është konsoliduar plotësisht. Pjesëmarrësit diskutuan dhe dizajnuan në planin e veprimit, duke përcaktuar qartë afatet kohore për, strukturën e detyrave, identifikimin e partnerëve potencialë vendorë e ndërkombëtarë, si dhe për planin e financimit që do të mundësojë një zhvillim të qëndrueshëm të qendrës.

Po ashtu, u definuan aktivitetet konkrete që UNI NOVA do të ndërmarrë në fazën e parë të operimit, me qëllim që qendra të shndërrohet në një pikë kyçe të ndërmarrësisë, inovacionit dhe transferimit të dijes për studentët, stafin akademik, komunitetin e biznesit dhe ekosistemin e gjerë të Dukagjinit.

UHZ mbetet e përkushtuar që UNI NOVA të bëhet një platformë funksionale, moderne dhe me ndikim, që lidh universitetin me tregun e punës, sektorin privat, institucionet publike dhe partnerët ndërkombëtarë – duke krijuar mundësi reale për zhvillim profesional dhe inovativ për të gjithë.

Idi na vrh