Në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë po zhvillohen punimet përgatitore për aktivizimin e UNI-NOVA, një nismë strategjike që synon të forcojë ndërthurjen ndërmjet arsimit, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërsektorial.
Gjatë takimit u diskutua për hapat konkretë drejt krijimit të kësaj platforme, që do të shërbejë si një hapësirë bashkëpunimi për studentët, personelin akademik dhe partnerët e jashtëm nga sektori publik e privat.
Në këtë proces të rëndësishëm, z. Dukagjin Nishiqi dhe z. Gramen Taraku po mbështesin Universitetin “Haxhi Zeka” me përvojën dhe ekspertizën e tyre në ndërtimin e një platforme bashkëkohore që promovon inovacionin, ndërmarrësinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Kjo fazë përgatitore shënon hapin e parë drejt funksionalizimit të plotë të UNI-NOVA, e cila pritet të sjellë risi në mënyrën se si universiteti bashkëpunon me komunitetin dhe nxit krijimin e ideve të reja.
