Preskoči na sadržaj Preskoči na bočnu traku Preskoči na podnožje

Universiteti “Haxhi Zeka” nderon ekselencën akademike: Certifikata mirënjohjeje për kontributet shkencore të vitit 2024

Në një ceremoni solemne të organizuar nga Universiteti “Haxhi Zeka”, u vlerësuan punonjësit akademikë që janë angazhuar në projekte kërkimore, publikime shkencore dhe veprimtari artistike, duke dhënë një kontribut të çmuar në avancimin e dijes dhe zhvillimin e shkencës. Me këtë rast, Prorektorja për mësimdhënie, çështje studentore dhe kërkime shkencore Prof. asoc. dr. Alma Shehu Lokaj ndau certifikatat e mirënjohjes për personelin akademik, në shenjë vlerësimi për kontributin e tyre në aktivitetet shkencore gjatë vitit 2024.

Ndarja e certifikatave ka një rëndësi të veçantë simbolike, pasi synon të motivojë dhe të nxisë rritjen e performancës profesionale të stafit akademik. Ky vlerësim shërben si një formë inkurajimi për të vazhduar me përkushtim në kërkime shkencore cilësore dhe për të kontribuar në ngritjen e reputacionit akademik të universitetit.

Përmes këtij akti, Universiteti “Haxhi Zeka” dëshmon përkushtimin e tij ndaj promovimit të ekselencës akademike, avancimit në karrierë të stafit, si dhe mbështetjes së angazhimeve kërkimore dhe krijuese. Ky është gjithashtu një hap i rëndësishëm drejt kultivimit të një mjedisi universitar që vlerëson dhe shpërblen punën e palodhur të studiuesve dhe krijuesve në fushat e tyre përkatëse.

Idi na vrh