Në kuadër të avancimit dhe zhvillimit strategjik institucional, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimit akademik, një delegacion i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, i përbërë nga Kryesuesja e Këshillit Drejtues, Prof.ass.dr Emine Abdyli-Pozhari, prof.asoc.dr Alma Shehu-Lokaj, Prorektorja për Mësim, Çështje Studentore dhe Kërkime Shkencore, si dhe Anëtarja e Këshillit Drejtues, Prof.ass.dr. Mersiha Kalač-Kačamaković, realizoi një vizitë zyrtare në Universitetin Côte d’Azur në Nice, Francë.
Gjatë takimeve zyrtare delegacioni nga UHZ u takua me znj. Virginia Oddo, Drejtoreshë e Drejtorisë së Zhvillimit Ndërkombëtar dhe Evropian të Universitetit Côte d’Azur dhe me Drejtorin i Institutit të Shkencës dhe Inovacionit të Ballkanit (BISI), prof.dr. Srdjan Redžepagić. Gjatë takimit u diskutua për:
- Mundësinë e zhvillimit të programeve të përbashkëta,
- Shkëmbimet akademike të stafit dhe studentëve,
- Si dhe promovimin e inovacionit dhe nxitjen e ideve biznesore në kuadër të kërkimit shkencor dhe sipërmarrjes akademike.
Kjo vizitë përfaqëson një hap të rëndësishëm në drejtim të zgjerimit të bashkëpunimeve ndërkombëtare, duke synuar forcimin e cilësisë akademike, zhvillimin shkencor dhe përfshirjen e Universitetit “Haxhi Zeka” në rrjete evropiane të arsimit të lartë dhe inovacionit.
Universiteti “Haxhi Zeka” mbetet i përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm akademik, promovimit të ekselencës kërkimore dhe krijimit të mundësive të reja për studentët dhe personelit universitar.


