Preskoči na sadržaj Preskoči na bočnu traku Preskoči na podnožje

Profesorë nga Universiteti Teknologjik i Lodzit vizitojnë Universitetin Haxhi Zeka për të forcuar bashkëpunimin

Universiteti Haxhi Zeka priti një delegacion nga Universiteti Teknologjik i Lodzit në Poloni, përbërë nga profesorët Robert Stanislawski dhe Grzegorz Mazurkiewicz, si dhe dekani i Fakultetit të Ekonomisë nga Tetova, Maqedonia e Veriut, prof. dr. Brikend Aziri. Qëllimi i vizitës ishte të forcohej më tej bashkëpunimi ekzistues ndërmjet institucioneve dhe të eksploroheshin mundësi të reja për bashkëpunim.
Gjatë takimit, rektori i UHZ-së, prof. dr. Armand Krasniqi, njoftoi te pranishmit me zhvillimet më të fundit dhe arritjet e rëndësishme të universitetit, si dhe theksoi rëndesinë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Diskutimet u fokusuan në zgjerimin e shkëmbimeve akademike, projekteve të përbashkëta kërkimore dhe forcimin e lidhjeve më të ngushta ndërmjet universiteteve, në dobi të studentëve dhe stafit akademik. Delegacioni shprehu entuziazmin e tij për vazhdimin dhe thellimin e partneritetit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në arsimin e lartë.

Kjo vizitë përbën një hap tjetër përpara në përkushtimin e Universitetit Haxhi Zeka për ndërtimin e marrëdhënieve të forta ndërkombëtare dhe për përmirësimin e mundësive arsimore për komunitetin e tij

Idi na vrh