Në datat 19-20 Shtator 2025, delegacioni nga Universiteti “Haxhi Zeka” realizoi një vizitë studimore në Universitetin Epoka në Tiranë, Shqipëri. Vizita u zhvillua në kuadër të projektit EcoPulse – Nxitja e Inovacionit të Qëndrueshëm në Universitetin “Haxhi Zeka”, i financuar nga Instituti për Shkencë dhe Arte.
Pjesë e ekipit hulumtues janë:
• Prof. Asoc. Dr. Fisnik Morina, Koordinator i projektit EcoPulse,
• Prof. Ass. Dr. Elvis Elezaj, Anëtar i ekipit hulumtues,
• Prof. Ass. Dr. Valdrin Misiri, Anëtar i ekipit hulumtues.
Delegacioni i UHZ-së u prit nga:
• Dr. Armando Demaj, Shef i Zyrës për Projekte Kërkimore dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Epoka,
• Dr. Besjon Zenelaj, Lektor dhe Drejtues i Qendrës Yunus për Biznes Social dhe Qëndrueshmëri.
Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e qëndrueshmërisë, me theks të veçantë në:
• investimet në infrastrukturë të gjelbër,
• krijimin e hapësirave të dedikuara për qëndrueshmëri dhe laboratorë të gjelbër,
• praktikat e inkubimit të ideve inovative për zhvillim të qëndrueshëm.
Gjithashtu, gjatë vizitës u diskutua edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit mes UHZ-së dhe Universitetit Epoka, përfshirë nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi në nivel institucional. Kjo vizitë studimore do të kontribuoj drejtpërdrejt në objektivat e projektit EcoPulse, si dhe në partneritetin ekzistues mes UHZ-së dhe Epoka University në kuadër të projektit ndërkombëtar GreenWB, duke forcuar lidhjet për zhvillim të përbashkët në fushën e inovacionit dhe praktikave të gjelbra.

