Preskoči na sadržaj Preskoči na bočnu traku Preskoči na podnožje

Fakulteti i Biznesit, Universiteti “Haxhi Zeka”, ka fituar një mini-grant nga COST Action CA21107 – Work Inequalities in Later Life redefined by Digitalisation (DIGI-net),

Në kuadër të Short-Term Scientific Mission (STSM), me host Prof. Assoc. Dr. Vlora Berisha Dranqolli.

Ky grant mundëson vizitën e Prof. Assoc. Dr. Feyza Dalaylı nga Çanakkale Onsekiz Mart University (Turqi), e cila do të zhvillohet nga 1 deri më 7 shtator 2025 dhe do të përqendrohet në temën “AI and ageing at work”.

Aktivitetet kryesore:

– Dita 1: Workshop mbi AI and ageing at work dhe pabarazitë e punës në moshat e shtyra.

– Dita 2: Prezantim mbi STSM dhe kërkimet shkencore aktuale në këtë fushë.

– Dita 3: Takim me stafin akademik për diskutim mbi idetë dhe mundësitë e bashkëpunimit në projekte shkencore dhe publikime ndërkombëtare, si dhe nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Gjatë ditëve të tjera të vizitës, do të realizohet hulumtim në terren mbi temën AI and ageing at work, si pjesë e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë ndërmjet Prof. Feyza Dalaylı dhe Prof. Vlora Berisha Dranqolli. Ky aktivitet synon forcimin e lidhjeve akademike dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore në nivel evropian.

Fushat e përafërta për pjesëmarrje:

– Shkencat shoqërore dhe humane

– Shkencat ekonomike dhe menaxhimi

– Teknologjia dhe inovacioni

– Studimet mbi tregun e punës dhe politikat sociale

– Komunikimi dhe media

Ftohen të aplikojnë:

– 5 profesorë të fushave të përafërta

– 5 studentë të nivelit Master të interesuar në temat e workshop-it

📅 Afati për aplikim: deri më 28.08.2025

📩 Aplikimet: [email protected]

Idi na vrh