Stafi i Zyrës për Zhvillim të Karrierës, në bashkëpunim me Profesorin Bekë Kuqi, në kuadër të lëndës Menaxhimi i Turizmit dhe Hotelerisë, realizuan një vizitë studimore në Hotel Seraphine Plaza.
Gjatë kësaj vizite, studentët u pritën nga menaxheri i nivelit të lartë i hotelit, z. Denis Cocaj, i cili ndau me ta përvoja profesionale dhe informacione të detajuara mbi funksionimin e përgjithshëm të hotelit. Studentët patën mundësinë të njihen nga afër me proceset e menaxhimit, organizimit dhe strukturës operative, si dhe të parashtrojnë pyetje lidhur me praktikat profesionale në fushën e turizmit dhe hotelerisë.
Po ashtu, studentët u takuan edhe me të diplomuar të Universitetit “Haxhi Zeka” (UHZ), të cilët aktualisht ushtrojnë pozita menaxheriale në hotel. Ky takim u ofroi studentëve njohuri të drejtpërdrejta mbi rrugëtimin profesional, sfidat dhe mundësitë e karrierës pas përfundimit të studimeve.
Vizita u vlerësua si një përvojë shumë e vlefshme për zhvillimin profesional të studentëve, duke kontribuar në forcimin e lidhjes ndërmjet njohurive teorike dhe praktikës reale në industrinë e turizmit dhe hotelerisë.
Falënderojm stafin dhe menaxhmentin e hotelit Seraphina për pritjen, bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, të cilat kontribuojnë në avancimin e përvojës praktike dhe zhvillimit profesional të studentëve.





