Zyra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit “Haxhi Zeka”, në bashkëpunim me Fakultetin e Menaxhimit, Turizmit, Hotelierisë dhe Mjedisit (MTHM), organizon një ligjëratë tematike me qëllim informimi të studentëve mbi zhvillimet më të fundit në sektorët profesionalë, si dhe forcimit të lidhjes ndërmjet të diplomuarve dhe studentëve aktualë.
Si pjesë e këtyre iniciativave, znj. Mërgime Shala, e diplomuar e Fakultetit MTHM të Universitetit “Haxhi Zeka”, si dhe zyrtare për Statistika të Hotelerisë dhe Turizmit në Agjencinë e Statistikave të Kosovës – Departamenti i Statistikave Ekonomike, do të mbajë një ligjëratë me titull:
“Tendencat e turizmit dhe hotelierisë në Kosovë sipas statistikave zyrtare”
Data: 17 nëntor 2025 (e hënë)
Vendi: Fakulteti i MTHM-së, Salla C2
Ora: 10:00
Gjatë ligjëratës do të trajtohen temat kryesore:
- Statistikat mbi numrin e vizitorëve vendas dhe të huaj
- Rritja e hoteleve, kapacitetet akomoduese dhe sezonaliteti
- Tendencat e turizmit malor, kulturor dhe rural në Kosovë
- Përdorimi i të dhënave statistikore për planifikim dhe zhvillim të qëndrueshëm të industrisë së turizmit dhe hotelierisë
Ftohen të gjithë studentët e Fakultetit të MTHM-së dhe të interesuarit e tjerë të marrin pjesë në këtë ligjëratë me vlerë të lartë praktike dhe profesionale.
