🎓Programet 2025/26
Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Konkurs për angazhimin e studentëve në punë praktike në administratën e Universitetit HAxhi Zeka në Pejë

Bazuar në dispozitat e Rregullores nr. 318272018 për angazhimin e studentëve në punë praktike në administratën e Universitetit ‘Haxhi Zeka” Pejë dhe vendimin e Këshillit Drejtues nr. 229 dt. 13.02.2025, zyra e U.d. Sekretarit të Përgjithshëm të Universitetit “Haxhi Zeka në Pejë, me di. 13.02.2025, shpall:

KONKURS PËR ANGAZHIMIN E STUDENTËVE NË PUNË PRAKTIKE NË ADMINISTRATËN E UNIVERSITETIT “HAXHI ZEKA” NË PEJË

Informatat e përgjithshme:

Universitet “Haxhi Zeka ” në Pejë ofron për studentët dhe të diplomuarit mundësi angazhimi në punë praktike me pagesë, me qëllim të zbatimit në praktikë të aftësive teorike në fusha të ndryshme profesionale dhe administrative.

UHZ ofron mundësi angazhimi të dhjetë (10) praktikantëve (studentë aktiv dhe të diplomuar), si në vijim:

  • Katër praktikantë në Zyrën e Teknologjisë së Informacionit:
  • Tre praktikantë në Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar:
  • Tre praktikantë në Njësi akademike.

Lartësia e pagesës: 180 Euro (bruto) në muaj

Orari: 08.00 -16.00

Kohëzgjatja e punës praktike: Gjashtë (6) muaj

Të gjitha profilet e studimeve në Universitet mund të aplikojnë për këto pozita, përjashtuar praktikantët për Zyrën e Teknologjisë së Informacionit që duhet të jenë nga fakulteti përkatës.

Fusha e realizimit të praktikës do të caktohet pas përzgjedhjes, gjegjësisht në vartësi prej profilit të studimeve të kandidatëve, nevojave dhe mundësive që ka universiteti.

Kriteret për përzgjedhjen e studentëve për punë praktike:

  • Kandidatët për punë praktike duhet të jenë studentë apsolvent (baçelor) ose të jenë të regjistruar në studimet masier apo të kenë përfunduar studimet (gjashtë muajt e fundit) në Universitetin ‘ Haxhi Zeka” në Pejë:
  • Në përzgjedhjen e studentëve për punë praktike, do të merret parasysh nota mesatare gjatë studimeve baçelor apo master:
  • Njohja e gjuhës angleze (përparsi):
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (yVord, Excel, Povver Point):
  • Në kushte të barabarta përparësi pranimi kanë studentët të cilë janë duke studiuar apo kanë studiuar në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, dhe të cilët nuk kanë përfituar nga programet e mëparshme të praktikës nga UHZ.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim

Kandidatët me rastin e aplikimit duhet të dorëzojnë:

  1. Aplikacionin për punë praktike:
  2. Letrën motivuese dhe CV- në:
  3. Çertifikatën e notave: ( kandidatët apsolvent (bacelor) ose studime master)
  4. Vërtetimin e statusit të studentit (jo më të vjetër se një muaj:
  5. Kopjen ose çertifikatën e diplomës baçelor ose master të noterizuar ( kandidatët që janë të diplomuar).
  6. Kopjen e letërnjoftimit:

Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopjet e dëshmive të nevojshme sipas konkursit, duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail: [email protected]

Konkursi mbeteti hapur tetë (8) ditë, përkatësisht nga dt. 13.02.2025 deri me dt. 21.02.2025 në ora 16.00.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë me konkurs nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Komisioni profesional do t’i shqyrtojë aplikacionet e pranuara dhe sipas nevojës do të organizojë një intervistë të shkurtër me kandidatët të cilët i kanë plotësuar kriteret e lartëcekura.

Për kohën e intervistës kandidatët do të njoftohen me kohë përmes emailit.

Kandidatët që nuk pranohen kanë të drejtë ankese në afat prej 3 ditësh, në Komisionin për shqyrtimin e ankesave në kuadër të UHZ-së.

Inkurajohen që të aplikojnë të gjithë studentët e Universitetit pa kurfarë dallimi, respektivisht të gjithë ata të cilët i plotësojnë kriteret e konkursit.

Praktikantët pas përfundimit të punës praktike, do të pajisen me çertifikatë nga UHZ.

Leave a comment