Kapërce te përmbajtja Kapërce te shiriti anësor Kapërce te fundi i faqes

Guvernatori i Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në Fakultetin e Biznesit – diskutim për stabilitetin financiar

Stabiliteti financiar mbetet një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik dhe një faktor kyç për ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe konkurruese.

Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në Fakultetin e Biznesit Guvernatorin e Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Dr. Ahmet Ismaili.

Në një ligjëratë të hapur dhe mjaft inspiruese, studentët dhe stafi patën mundësinë të dëgjojnë nga afër mbi rolin e bankës qendrore në ruajtjen e stabilitetit financiar dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik, si dhe sfidat dhe mundësitë që sjell digjitalizimi në sektorin financiar.

Interes i lartë, diskutime interaktive dhe pyetje të drejtpërdrejta nga studentët e bënë këtë aktivitet një përvojë të veçantë akademike dhe profesionale.

Faleminderit për vizitën dhe kontributin!

Lini një koment