Kapërce te përmbajtja Kapërce te shiriti anësor Kapërce te fundi i faqes

Pjesëmarrja e Prof. Assoc. Dr. Fisnik Morina në Konferencën Ndërkombëtare “Gender Equality and Institutions”

Më 16 tetor 2025, në Prishtinë, u zhvillua konferenca shkencore ndërkombëtare “Gender Equality and Institutions”, e organizuar nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës, në bashkëpunim me Agjencinë për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit dhe me mbështetjen e UN Women Kosovo .

Në këtë konferencë morën pjesë profesorë, studiues dhe ekspertë nga universitete dhe institucione vendore e ndërkombëtare, duke trajtuar temat më aktuale që lidhen me barazinë gjinore, politikat publike, ekonominë dhe përfshirjen institucionale të grave në zhvillimin ekonomik dhe akademik.

Në mesin e ligjëruesve të ftuar, Prof. Assoc. Dr. Fisnik Morina, nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, mori pjesë me prezantimin e punimit të tij shkencor me titull: “Gender-Responsive Green Finance: Institutional Mechanisms for Promoting Equality in the Transition to a Green Economy”, bashkautor me Prof. Theranda Beqiri .

Ky punim trajtoi mekanizmat institucional që promovojnë barazinë gjinore në kuadër të tranzicionit drejt ekonomisë së gjelbër, duke theksuar rëndësinë e financave të ndjeshme ndaj gjinisë në arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm. Prezantimi i Prof. Morinës u vlerësua si një kontribut i rëndësishëm në debatin akademik për integrimin e perspektivës gjinore në politikat e gjelbra dhe në praktikat financiare moderne.

Në përmbyllje, konferenca u vlerësua si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe për ndërtimin e partneriteteve ndërinstitucionale në avancimin e barazisë gjinore dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në rajon.

Lini një koment