
Frymëzuar nga pasuria e muzikës spanjolle dhe shqiptare, ky koncert solli një ndërthurje të veçantë të dy traditave të pasura, duke krijuar një dialog artistik mes ngrohtësisë spanjolle dhe thellësisë shqiptare. Ky bashkëdyzim i dha jetë një atmosfere unike, plot autenticitet dhe një gjuhë të përbashkët artistike – si një formë e veçantë e diplomacisë kulturore mes Kosovës dhe Spanjës.
Shprehim mirënjohje të thellë ndaj Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për përkrahjen në realizimin e këtij projekti, si dhe ndaj Qendrës Kulturore “Espacio Ronda” për ftesën dhe organizimin tejet profesional të koncertit.


