Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Lejohet afati i Prillit, si afat plotësues i provimeve të nivelit Bachelor dhe Master – Ndiqni Udhëzimet

Të dashur studentë të fakultetit të arteve,

Senati i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, ka marrë vendim për lejimin e organizimit të afatit të prillit, si afat plotësues për organizimin e provimeve për studentët e niveleve bachelor dhe master, të regjistruar në vitin akademik 2025/26.
Në afatin plotësues të prillit, studentët kanë të drejtë të paraqesin provime pa kufizim në numër, duke respektuar kërkesat e syllabusit dhe të planit mësimor, përfshirë edhe provimin përfundimtar ose të diplomës.

Afati për paraqitjen e provimeve do të jetë i hapur nga 01.04.2026 deri më 10.04.2026.

Paraqitja e provimeve do të bëhet vetëm në formë elektronike (Përmes Google-Form) pa qenë i nevojshëm dorëzimi
fizik i dokumentacionit pranë njësisë akademike, përmes linkut të mëposhtëm:

Paraqit provimet në formë elektronike

    Organizimi i mbajtjes së provimeve do të bëhet sipas orarit të publikuar nga njësia akademike.

    Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, njoftoheni se Universiteti “Haxhi Zeka”, është duke zhvilluar dhe implementuar platformën vetanake digjitale për ofrimin e shërbimeve të integruara studentore, akademike dhe administrative.

    Për çdo paqartësi ju mund të shkruani në email [email protected]

    Suksese në angazhimet tuaja akademike!

    Dekanati

    Leave a comment

    sqAlbanian