Universiteti “Haxhi Zeka” njofton të gjithë studentët e vitit të parë se ceremonia hapëse do të zhvillohet sipas këtij orari:
- Fakulteti i Biznesit – ora 10:00, salla A5
- Fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis (FMTHM) – ora 10:30, salla E1
- Fakulteti Juridik dhe Fakulteti i Arteve – ora 11:00, Amfiteatri 1
- Fakulteti i Agrobiznesit – ora 11:30, Amfiteatri 1
Ftohen të gjithë studentët e rinj të marrin pjesë në këtë ceremoni solemne, e cila shënon fillimin e rrugëtimit të tyre akademik në Universitetin “Haxhi Zeka”.
