Preskoči na sadržaj Preskoči na bočnu traku Preskoči na podnožje

Një tjetër sukses i madh për Universitetin Haxhi Zeka, Fakulteti Juridik nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me İstanbul Ticaret University

Nën organizimin dhe koordinimin e Prodekanit për Mësim dhe Çështje Akademike të Fakultetit Juridik, Prof. Ass. Dr. Mensur Morina, delegacioni i Fakultetit Juridik të #UniversitetiHaxhiZeka realizoi një vizitë zyrtare në #İstanbulTicaretUniversity, e cila u kurorëzua me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit (MoU) ndërmjet dy universiteteve.

Memorandumi u nënshkrua nga Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Assoc. Dr. Petrit Nimani, në emër të Rektorit të #UniversitetiHaxhiZeka, Prof. Dr. Armand Krasniqi, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në procesin e ndërkombëtarizimit të universitetit.

Delegacioni u prit nga Prorektori i İstanbul Ticaret University, Prof. Dr. Berk Ayvaz, dhe Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Muzaffer Şeker, të cilët shprehën gatishmërinë për të ndërtuar një partneritet afatgjatë dhe të qëndrueshëm.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Prof. Assoc. Dr. Petrit Nimani, në emër të Rektorit Prof. Dr. Armand Krasniqi, Kryesueses së Këshillit Drejtues, Prof. Ass. Dr. Emine Pozhari, dhe të gjithë menaxhmentit të #UniversitetiHaxhiZeka, shprehu mirënjohjen e thellë për mikpritjen e ngrohtë dhe respektin e treguar nga drejtuesit e İstanbul Ticaret University.

Ai theksoi se kjo marrëveshje është një investim strategjik në të ardhmen akademike të studentëve dhe stafit të universitetit tonë.Në fjalën e tij, Dekani prezantoi zhvillimin institucional të #UniversitetiHaxhiZeka, programet studimore, sukseset në akreditim, bashkëpunimin ndërkombëtar, aktivitetet shkencore dhe vizionin e universitetit për t’u shndërruar në një institucion gjithnjë e më konkurrues në hapësirën evropiane dhe ndërkombëtare.

Ky partneritet është rezultat i angazhimit të vazhdueshëm të Prof. Ass. Dr. Mensur Morina, i cili organizoi dhe koordinoi këtë vizitë zyrtare, duke krijuar një tjetër urë të rëndësishme bashkëpunimi ndërmjet #UniversitetiHaxhiZeka dhe İstanbul Ticaret University, një universitet prestigjioz i themeluar nga Oda e Tregtisë së Stambollit.

Memorandumi parasheh:

Shkëmbimin e studentëve në nivel Bachelor dhe Master;

Mobilitetin e stafit akademik për mësimdhënie, trajnim dhe kërkim shkencor;

Zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore;

Organizimin e konferencave, seminareve dhe aktiviteteve shkencore;

Programet e praktikës profesionale (Internship);

Shkëmbimin e materialeve dhe përvojave akademike;

Bashkëpunimin në programe afatshkurtra akademike;

Transferimin dhe njohjen e krediteve akademike.

Kuotat vjetore të mobilitetit 6 studentë për secilin universitet;

4 anëtarë të stafit akademik dhe administrativ;

2 praktikantë (interns);

1 studiues (researcher).

Për Fakultetin Juridik parashihen çdo vit:

2 studentë të Juridikut në secilin drejtim të shkëmbimit;

2 profesorë të Fakultetit Juridik për mobilitet akademik dhe kërkimor.

Ky Memorandum përfaqëson një arritje të rëndësishme për #UniversitetiHaxhiZeka dhe dëshmon për vizionin e përbashkët të Rektorit Prof. Dr. Armand Krasniqi, Kryesueses së Këshillit Drejtues Prof. Ass. Dr. Emine Pozhari, Dekanit Prof. Assoc. Dr. Petrit Nimani dhe Prodekanit Prof. Ass. Dr. Mensur Morina, për ta bërë universitetin një qendër moderne të arsimit të lartë, me partneritete strategjike ndërkombëtare dhe mundësi të reja për studentët dhe stafin akademik. Ky bashkëpunim hap një kapitull të ri në rrugën drejt ekselencës akademike dhe ndërkombëtarizimit të #UniversitetiHaxhiZeka.

Idi na vrh