Preskoči na sadržaj Preskoči na bočnu traku Preskoči na podnožje

Buletini Special i Universitetit “Haxhi Zeka” për titullin “Doctor Honoris Causa”

Buletini Special i Universitetit “Haxhi Zeka” me personalitetet e nderuara me titullin “Doctor Honoris Causa”

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë ka kënaqësinë të prezantojë Buletinin Special kushtuar personaliteteve të shquara që janë nderuar ndër vite me titullin më të lartë akademik “Doctor Honoris Causa”. Ky botim përmbledh kontributet e jashtëzakonshme të figurave nga fusha të ndryshme si diplomacia, shkenca, kultura dhe humanizmi, të cilët kanë ndikuar thellësisht në zhvillimin e shoqërisë dhe në përkrahjen e Kosovës.

Buletini vlerëson personalitete të njohura ndërkombëtare si Ambasadorja Rosemary A. DiCarlo, Ambasadorja Mania Feilcke-Dierck, Gjeneral Major Timothy E. Orr, Akademik Muhamedin Kullashi, Ambasadori William G. Walker I Imzot Vincenzo Paglia, duke pasqyruar vlerësimin institucional dhe mirënjohjen e thellë për veprën dhe angazhimin e tyre.

🔗 Buletini Doctor Honoris Causa nga Universiteti Haxhi Zeka

Idi na vrh