Preskoči na sadržaj Skip to sidebar Preskoči na podnožje

Të dhënat themelore për programin e studimit

FushaPërmbajtja
Emri i programit të studimit:Biznes dhe Ekonomi, (PhD)
Niveli i kualifikimit  sipas KKK:Cikli i tretë i Bolonjës – Niveli VIII (KKK), (Niveli i doktoratës sipas KKK).
Grada akademike (kualifikimi i fituar):Doktor i Shkencave në Biznes dhe Ekonomi (Dr. Sc.)
Fusha e studimit sipas ESAC:04.0 — Business Studies and Management Sciences
Kohëzgjatja minimale e studimit:3 vite akademike (6 semestra);  180 ECTS gjithsej (30 ECTS për semestër).
Forma e studimit:Studime me kohë të plotë (cikli i tretë), të organizuara sipas një modeli hibrid “mësim i avancuar + kërkim i strukturuar”, me kërkesa të detajuara për progres akademik, pjesëmarrje në konferencë dhe mobilitet. Monitorimi i arritjeve dhe i ecurisë individuale të doktorantit kryhet në SEMS (Sistemi Elektronik i Menaxhimit të Studentëve), ku regjistrohen të gjitha rezultatet dhe fazat e programit nga regjistrimi deri në mbrojtjen e disertacionit.    Struktura semestrale dhe komponentët kryesorë – Viti I – Semestri I–II (60 ECTS): kombinon dy lëndë obligative metodologjike dhe bllokun e lëndëve zgjedhore të nivelit të avancuar (ekonomi/financa/menaxhim/ESG/digjitalizim), të shoqëruara me Kërkim Individual I dhe Projekt-propozimin e tezës. Ky konfigurim synon transferimin e shpejtë të njohurive nga formimi i thelluar teoriko-metodik te formulimi i një projekti kërkimor të zbatueshëm.   Viti II – Semestri III–IV (60 ECTS): theks i plotë në Kërkimin Individual II, pjesëmarrje dhe prezantim në Konferencë Ndërkombëtare
 dhe Mobilitet (akademik/ kërkimor) në sem. III; Prezantim Progresi I në sem. IV, me vlerësim formal nga organet përgjegjëse.  Viti III – Semestri V–VI (60 ECTS): Prezantim Progresi II (sem. V) dhe Disertacion (sem. VI), me finalizim të rezultateve shkencore dhe mbrojtje publike sipas rregullores.    Modalitetet e zhvillimit   Mësim i avancuar i fokusuar (ligjërata/seminare), i kufizuar në vitin e parë dhe i orientuar drejt metodologjisë së kërkimit dhe fushave të specializimit; pjesa dërrmuese e ngarkesës së programit është kërkim i strukturuar dhe zhvillimi i disertacionit.  Angazhime të detyrueshme ndërkombëtare: prezantim në konferencë ndërkombëtare dhe mobilitet i dokumentuar, si parakushte të progresit akademik dhe ndërkombëtarizimit të kërkimit. Monitorim dhe transparencë: çdo fazë (kurs, kërkim individual, prezantim progresi, disertacion) evidentohet në SEMS, duke mundësuar gjurmueshmëri të plotë të rezultateve dhe personalizim të progresit për secilin doktorant. Modeli i studimeve kalon gradualisht nga formimi teoriko-metodik (Viti I) në prodhim shkencor të verifikueshëm ndërkombëtarisht (Viti II–III), me dy porta kontrolli (Prezantimi i Progresit I & II) para mbrojtjes së disertacionit, si dhe me kushtëzime eksplicite për kërkime shkencore individuale, konferencë dhe mobilitet. Kjo siguron koherencë midis kompetencave të larta kërkimore dhe standardeve të cilësisë/ndërkombëtarizimit të parashtruara në raport.
Numri i ECTS kredive:Gjithsej 180 ECTS (Viti I–III: 60 ECTS në vit).   
Profili i programit akademik (specializimi):Program kërkimor i avancuar, i projektuar për të zhvilluar kapacitete për hulumtim origjinal, publikim shkencor dhe transferim të dijes në ekonomi, financa, menaxhim dhe fusha të afërta. Programi kulmon me disertacion që prodhon kontribute të reja shkencore dhe praktike, me theks në formulimin e pyetjeve kërkimore me ndikim dhe në prezantimin profesional të gjetjeve. Përqafon integrimin e teorisë me praktikën përmes bashkëpunimeve me sektorin publik/privat, në mënyrë që rezultatet të adresojnë sfida reale të tregut dhe të politikëbërjes.    Kurrikula është e modularizuar: dy lëndë obligative metodologjike në vitin e parë (Etika në Kërkim dhe Metodat
 Cilësore & Sasiore) sigurojnë themelin epistemologjik, etik dhe teknik; më pas studentët përzgjedhin lëndë zgjedhore tematike në klasterë (ekonomi e avancuar; financa/kontabilitet; menaxhim/marketing; ekonomi mjedisi/ESG; digjitalizim & inovacion; tregje kapitali/banka), secila e mbështetur nga dy bartës (një vendor + një vizitor), për të zgjeruar horizontin shkencor dhe rrjetet akademike. Profili i studimit është i kërkimit të strukturuar: pas themelimit metodologjik, progresi mbështetet nga komponentë të detyrueshëm të ndërkombëtarizimit dhe verifikimit të cilësisë, kërkim individual I–II, pjesëmarrje dhe prezantim në konferencë ndërkombëtare, mobilitet i dokumentuar, si dhe dy prezantime progresi para se të finalizohet disertacioni. Këta hapa funksionojnë si “porta” akademike që sigurojnë koherencë ndërmjet aftësive të avancuara kërkimore dhe rezultateve të matshme, publikueshme.    Administrimi dhe gjurmueshmëria e studimeve bëhen në SEMS, ku publikohet informacioni dhe monitorohen arritjet individuale (kurs, kërkim, mobilitet, progres, disertacion), duke forcuar transparencën dhe personalizimin e ecurisë për secilin doktorant. Programi dhe udhëzimet relevante publikohen edhe në faqen zyrtare të universitetit, në gjuhët zyrtare dhe anglisht. Në terma të kompetencave të synuara, profili garanton që doktoranti: (i) zotëron bazë të thelluar metodologjike dhe etike; (ii) koncepton, realizon dhe komunikon kërkime origjinale me rigorozitet shkencor; (iii) ndërthur teknika të avancuara të ekonometrisë/financës/menaxhimit me fusha ndërdisiplinore si ESG, qeverisje risku dhe digjitalizim; (iv) zhvillon portofol publikimesh dhe rrjet bashkëpunimesh ndërkombëtare; (v) përkthen rezultatet në rekomandime politike dhe menaxheriale me ndikim. Kjo arkitekturë e specializimit siguron që disertacionet të jenë të relevante në aspektin shkencor dhe të aplikueshme praktikisht, në linjë me standardet e doktoratës. 
Qëllimi dhe objektivat e programit të studimit:Qëllimi i përgjithshëm   Të formojë studiues të pavarur që prodhojnë kontribute origjinale në biznes dhe ekonomi, me integritet të lartë shkencor, kompetenca të avancuara metodologjike (cilësore & sasiore), dhe aftësi për të transferuar njohuritë në politika publike dhe praktikë menaxheriale në përputhje me standardet e doktoratës
 dhe pritshmëritë ndërkombëtare për publikim, mobilitet dhe impakt.   Objektivat strategjike të programit të doktoratës Biznes dhe Ekonomi   Ekselenca kërkimore dhe origjinaliteti o Të zhvillohen projekte kërkimore që adresojnë pyetje me relevancë teorike dhe praktike, në temat kyçe të ekonomisë, financës, menaxhimit, kontabilitetit, tregjeve të kapitalit, digitalizimit dhe ESG. Tregues: dorëzim/disertacion i rishikuar me kontribute të reja, të paktën 1–2 publikime në revista/kapituj të indeksuar; prezantime në konferenca ndërkombëtare. Kompetenca metodologjike e avancuar o         Të garantohet zotërimi i metodave cilësore (p.sh., dizajne të avancuara, triangulim, analizë tematike) dhe    metodave             sasiore            (ekonometri, modele kohore, panele, GMM/VAR, risk-metrix), si dhe shkrimit akademik. Tregues: projekt-propozim i suksesshëm; Kërkim Individual I–II i evidencuar; përdorim i korrekt i software-ve (Stata/R/Python, NVivo/ATLAS.ti). Ndërkombëtarizimi i kurrikulës dhe i kërkimit Të integrohen bashkë-mentorime, mobilitet (shkëmbime kërkimore) dhe konferenca ndërkombëtare, për ngritje të rrjeteve dhe të cilësisë së punës shkencore. Tregues: të paktën 1 mobilitet i dokumentuar; 1 prezantim ndërkombëtar; citime/ko-autori me partnerë jashtë vendit. Etikë shkencore dhe integritet akademik o Të zbatohen politika të qarta për etikën në kërkim, miratimin etik (kur aplikohet), referencimin korrekt dhe kontrollin e plagjiaturës para dorëzimit të punimeve dhe disertacionit. Tregues: certifikim etik (nëse kërkohet), raport i kontrollit antiplagjiaturë, respektim i plotë i rregullores për autorësi/çishtje etike.
   Menaxhimi i progresit dhe siguria e cilësisë o Të monitorohet ecuria përmes SEMS (rezultate kursesh, kërkim individual, mobilitet, prezantime progresi, dorëzim/mbrojtje), me dy porta vlerësimi (Prezantimi i Progresit I & II) para mbrojtjes. Tregues: regjistrime periodike në SEMS; miratim i etapave; raport vjetor i programit me masa përmirësimi. Lidhja me tregun e punës dhe politikëbërjen o Të harmonizohen temat e tezave me nevoja të sektorit publik/privat (p.sh., bankim & financë, rrezik, kontabilitet i avancuar, menaxhim strategjik, ESG/CSRD, transformim digjital), duke shtuar vlerën e shtuar në organizata dhe komunitet. Tregues: bashkëpunime institucionale; rekomandime politike/menaxheriale të zbatueshme; projekte/aplikime pilot. Përfshirje, diversitet dhe etikë profesionale o            Të sigurohen procedura transparente pranimi, mbështetje e barabartë për kandidatët dhe komunikim i hapur me mbikëqyrësin/komisionin; trajtim i barabartë i burimeve akademike. Tregues: anketa vjetore të kënaqësisë; dokumentim i mbështetjes dhe konsultimeve akademike. Komunikim shkencor dhe “open science” o Të nxitën aftësi për shkrim shkencor (strukturim artikujsh, menaxhim referencash, norma etike), komunikim të gjetjeve (policy briefs, op-eds, prezantime) dhe, kur është e mundur, praktika open data/open materials. Tregues: dorëzim i pakos së disertacionit me abstrakt ekzekutiv, poster/slide-set profesional; depozitimi i të dhënave/skripteve (kur lejohet). Mbikëqyrje efektive dhe zhvillim karriere o   Të ofrohet mentorim i strukturuar (plan pune semestral, feedback i rregullt) dhe trajnim karriere (pedagogji universitare, aplikime grantash, kërkime pasdoktorale). Tregues:   plane semestrale     të        nënshkruara;
 pjesëmarrje në trajnime; portofol i karrierës (CV shkencore, profile akademike). 10. Infrastrukturë, burime dhe menaxhim i të dhënave o    Të garantohet qasje në databaza dhe literaturë, laboratorë/softuer,        bibliotekë digjitale, si dhe standarde për menaxhimin e të dhënave (ruajtje, siguri, privatësi). o Tregues: plan i menaxhimit të të dhënave (DMP) për tezën; akses në softuer/dhoma pune; evidencë përdorimi të burimeve.
Rezultatet e pritshme të të nxënit:Zhvillon plane gjithëpërfshirëse të zhvillimit ekonomik duke përdorur njohuri të avancuara teorike dhe empirike për të adresuar nevojat dhe mundësitë specifike të tregut. Kryen hulumtime të avancuara mbi çështjet ekonomike duke kontribuar me njohuri dhe rekomandime të vlefshme për politikëbërësit dhe udhëheqësit e biznesit; Zbaton teknika të avancuara në financa, investime dhe menaxhim të riskut, për të zhvilluar dhe implementuar strategji të qëndrueshme biznesi që mbështesin zhvillimin e ekonomisë së Kosovës dhe nxisin rritjen e investimeve në bizneset lokale; Zbaton metodologji bashkëkohore dhe inovative të mësimdhënies që transformojnë përvojën e të mësuarit dhe inkurajojnë mendimin kritik dhe zbatimin praktik të teorive të biznesit dhe ekonomisë. Kryen kërkime dhe analiza të avancuara empirike, vlerëson politikat aktuale ekonomike dhe avokon për ndryshime që promovojnë rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik; Promovon dhe zbaton praktika të qëndrueshme të biznesit në përputhje me standardet ESG, duke siguruar që zhvillimi ekonomik të mos dëmtojë mirëqenien mjedisore dhe sociale. Nxit një ekosistem ndërmarrës duke mbështetur Start-Upet dhe bizneset e vogla me zgjidhje inovative dhe qasje në burime; Krijon, implementon dhe vlerëson projekte ekonomike, duke analizuar ndikimin e tyre në punësimin lokal, të ardhurat dhe shëndetin ekonomik; Kryen analiza të tregut dhe hulumtime për të identifikuar trendet dhe sfidat që ndikojnë në formulimin e strategjive
 dhe politikave të biznesit. 10. Inicon dhe kordinon projekte bashkëpunuese me komunitetet lokale, bizneset dhe subjektet qeveritare për të adresuar sfidat dhe mundësitë ekonomike dhe për të promovuar rritjen gjithëpërfshirëse.  
Procedurat e mësimdhënies:Procedurat e mësimdhënies në programin e doktoratës Biznes dhe Ekonomi janë ndërtuar mbi modelin “mësim i avancuar + kërkim i strukturuar” dhe synojnë që kandidati të kalojë në mënyrë të natyrshme nga themeli teoriko-metodik te prodhimi i rezultateve origjinale me relevancë shkencore dhe praktike. Në vitin e parë, studimet fokusohen në formimin e thelluar metodologjik përmes ligjëratave të avancuara, seminareve kërkimore dhe punëtorive praktike në etikë, dizajn kërkimi, analiza cilësore e sasiore, shkrim akademik dhe përdorim të mjeteve softuerike, ndërsa lëndët zgjedhore të specializimit shtrijnë horizontin tematik në ekonomi, financa, kontabilitet, menaxhim, ESG dhe digjitalizim. Kalimi nga teoria në zbatim realizohet përmes Kërkimit Individual I dhe Projekt-Propozimit, ku strukturohen qartazi pyetja kërkimore, korniza teorike, metodologjia, plani i menaxhimit të të dhënave dhe etika.   Në vitin e dytë theksohet zbatimi empirik dhe ndërkombëtarizimi: Kërkimi Individual II zhvillohet paralelisht me prezantimin në një konferencë ndërkombëtare dhe me një mobilitet kërkimor, të dyja të dokumentuara si pjesë e progresit akademik dhe të përdorura për zgjerimin e rrjeteve shkencore, verifikimin kritik të gjetjeve dhe rritjen e impaktit. Në fund të çdo faze kryhen prezantime të progresit para komisionit akademik, të cilat shërbejnë si porta vlerësimi për cilësinë metodologjike, koherencën teorike dhe gatishmërinë për finalizim. Viti i tretë është i dedikuar konsolidimit të rezultateve, dorëzimit të kapitujve me analiza dhe teste robustësie, si dhe përgatitjes së dorëshkrimeve për publikim, përpara dorëzimit të disertacionit dhe mbrojtjes publike.   E gjithë ecuria menaxhohet dhe monitorohet në SEMS, ku regjistrohen rezultatet e kurseve, aktivitetet e kërkimit, mobilitetet, konferencat, prezantimet e progresit dhe dorëzimet përfundimtare, duke siguruar gjurmueshmëri, transparencë dhe
 menaxhim proaktiv të afateve. Integriteti shkencor garantohet përmes respektimit të protokolleve etike, kontrollit antiplagjiaturë dhe zbatimit të planit të menaxhimit të të dhënave, ndërsa cilësia e mbikëqyrjes përforcohet me mentorim të rregullt, objektiva semestrale të matshme dhe feedback të strukturuar. Balanca ndërmjet orëve të kontaktit, punës së pavarur, analizës empirike dhe komunikimit shkencor ruhet përgjatë gjithë ciklit, në mënyrë që doktoranti të formësojë kompetenca të plota kërkimore, prodhim të publikueshëm dhe kontribute me vlerë për politikëbërjen dhe praktikën menaxheriale.
Procedurat dhe llojet e vlerësimit (notimi i studentëve):Vlerësimi në programin e doktoratës Biznes dhe Ekonomi është i ndërtuar si një proces i integruar, i vazhdueshëm dhe i audituar, që ndjek logjikën e ciklit të tretë: nga verifikimi i kompetencave metodologjike në vitin e parë, te demonstrimi i pavarësisë kërkimore në vitin e dytë dhe prodhimi i rezultateve të publikueshme në vitin e tretë.  Në lëndët e semestrit përdoren forma të kombinuara vlerësimi, punime të strukturuara, ese metodologjike, prezantime të referuara me literaturë primare, prova për mbyllje moduli dhe dorëzime teknike (p.sh., skripte, replika të rezultateve, protokolle etike) me feedback të dokumentuar dhe kritere të qarta për rigorozitetin teorik, pastërtinë metodologjike, cilësinë e shkrimit dhe integritetin akademik. Kalimi nga faza e formimit në atë të kërkimit të pavarur sigurohet përmes dorëzimit dhe mbrojtjes së projekt-propozimit para komisionit: ky dokument verifikon qartësinë e pyetjes kërkimore, koherencën e kornizës teorike, përshtatshmërinë e metodologjisë (cilësore/sasiore/mikse), planin e menaxhimit të të dhënave, kalendarin e punës dhe rrugëzimin e publikimeve; mbrojtja përfshin pyetje kritike mbi supozimet, strategjitë e identifikimit dhe masat e besueshmërisë. Ecuria pastaj monitorohet me dy prezantime formale të progresit (Progresi I dhe Progresi II) përpara komisionit akademik, ku vlerësohen rezultatet empirike të ndërmjetme, cilësia e analizës, transparenca e kodit dhe riprodhueshmëria, koherenca e kapitujve dhe gatishmëria për finalizim; secili prezantim shoqërohet me raporte vlerësimi dhe rekomandime të detajuara për përmirësim me afate.   Ndërkombëtarizimi është komponent vlerësues i detyrueshëm: kandidati dorëzon dëshmi të pjesëmarrjes dhe prezantimit në një konferencë ndërkombëtare relevante për fushën, me program,
 punim shkencor të pranuar dhe raport reflektiv mbi kontributet e marra; po ashtu realizon një mobilitet kërkimor të dokumentuar në institucion partner, me objektiva të qarta (akses në të dhëna, bashkë-autorësi, punëtori metodash) dhe rezultat të matshëm në planin e publikimeve. Integriteti kërkimor vlerësohet në çdo fazë: para mbrojtjes së tezës kryhet kontroll anti-plagjiaturë, verifikohet respektimi i udhëzimeve etike (p.sh., miratim nga komiteti etik kur kërkohet, protokollet e anonimizimit dhe privatësisë), si dhe përputhja me planin e menaxhimit të të dhënave, duke saktësuar kapitalizimin e dataset-eve, skemat e versionimit të skripteve dhe opsionet e materialeve të hapura kur lejohet. Në aspektin e publikimeve, kandidati pritet të demonstrojë kapacitet për prodhim shkencor të nivelit ndërkombëtar (p.sh., artikuj në revista të indeksuara, kapituj në vëllime akademike, ose dorëshkrime në proces rishikimi), me theks në cilësi dhe kontribut origjinal; komisioni mund t’i kushtëzojë kalimin e Progresit II ose kalendarin e mbrojtjes me afate konkrete për dorëzime në revista të synuara, duke vlerësuar objektivisht rolin e autorësisë dhe peshën e kontributit.   Vlerësimi përfundimtar realizohet me dorëzimin e disertacionit të formatuar sipas kërkesave institucionale, me abstrakt ekzekutiv në shqip dhe anglisht, lista figure/tabele, shtojca metodologjike dhe depozitimin e materialeve mbështetëse; vijon pre-mbrojtja (nëse parashikohet) dhe mbrojtja publike, ku komisioni shqyrton kontributin shkencor, substancën empirike/teorike, transparencën dhe kufizimet, si dhe vlerën e shtuar për politikëbërje dhe praktikë menaxheriale. Vendimi i komisionit formalizohet me procesverbal dhe, kur kërkohen, ndryshimet e detyruara pas mbrojtjes verifikohen para nënshkrimit të aktit përfundimtar. Gjatë gjithë ciklit, notimi dhe evidencat mbahen në SEMS: rezultatet e kurseve, kalimi i projekt-propozimit, raportet e progresit, dëshmitë e punimeve shkencore, konferencës dhe mobilitetit, raportet e kontrollit të plagjiaturës dhe dorëzimet finale regjistrohen me afate dhe përgjegjës; sistemi mundëson gjurmueshmëri, transparencë dhe menaxhim të rreziqeve të vonesave. Skema e notimit për komponentët e kursit ndjek kriteret standarde të ciklit të tretë (cilësia e dizajnit, rigoroziteti metodologjik, analiza dhe interpretimi, shkrimi dhe komunikimi shkencor, ndërkombëtarizimi dhe impakti), ndërsa kalimi i “porteve” të programit (projekt-propozimi, Progresi I, Progresi II,
 mbrojtja) bazohet në rubrika të detajuara dhe vendime kolegiale të dokumentuara. Ky konfigurim garanton që vlerësimi të mos jetë vetëm një matje e fundme, por një mekanizëm zhvillimi, sigurimi cilësie dhe përgatitjeje për karrierë akademike e kërkimore me standarde ndërkombëtare.
Modulet/Lëndët (titujt) dhe profesorët:VITI I — Semestri I (30 ECTS):  Etika në Kërkime Shkencore — Obligative, 6 ECTS, 45h; Prof. Asoc. Dr. Vlora Berisha; Prof. Dr. Snjezana Pivac.  Metodat Cilësore dhe Sasiore në Hulumtim — Obligative, 6 ECTS, 45h; Prof. Asoc. Dr. Fisnik Morina; Prof. Dr. Snjezana Pivac.    Zgjedhore (zgjidh 3, secila 6 ECTS, 45h) Ekonomiksi i Avancuar (Prof. Dr. Bedri Statovci; Prof. Dr. Bruno Coric).  Financat dhe Kontabiliteti i Avancuar (Prof. Asoc. Dr. Vlora Berisha; Prof. Asoc. Dr. Blake Rayfield).  Menaxhimi Bashkëkohor (Prof. Ass. Dr. Elvis Elezaj; Prof. Dr. Kesra Nermend).  Ekonomiksi i Mjedisit (Prof. Dr. Theranda Beqiri; Prof. Dr. Efeftherios Thalassinos). • Digjitalizimi i Proceseve Biznesore dhe Inovacionet (Prof. Dr. Edmond Beqiri; Prof. Dr. Vehbi Ramaj; Prof. Dr. Frank Bezina).  Tregu i Kapitalit (Prof. Dr. Gani Asllani; Prof. Dr. Ercan Ozen).  Investimi ESG dhe Menaxhimi i Qëndrueshëm në BE (Prof. Ass. Dr. Valdrin Misiri; Prof. Dr. Thomas Burkhardt).  Qeverisja e Riskut dhe Auditimi Menaxherial (Prof. Dr. Ibish Mazreku; Prof. Dr. Simon Grima).    VITI I — Semestri II (30 ECTS): Zgjedhore (zgjidh 1, 6 ECTS, 45h)   Ekonometria e Avancuar (Prof. Asoc. Dr. Fisnik Morina; Prof. Dr. Kiran Sood) Menaxhimi Strategjik dhe Globalizimi (Prof. Ass. Dr. Elvis Elezaj; Prof. Dr. Kesra Nermend). Financat e Avancuara Ndërkombëtare (Prof. Dr. Halit Shabani; Prof. Dr. Inna Romānova). Banka dhe Shërbime Financiare (Prof. Dr. Afrim Selimaj; Prof. Dr. Simon Grima)
 5. Menaxhimi Strategjik i Marketingut (Prof. Ass. Dr. Alma Sheku-Lokaj; Prof. Dr. Emanuel Said)   Komponentë kërkimore:  Kërkimi Individual I — 14 ECTS;  Projekt propozimi i tezës së disertacionit — 10 ECTS.    VITI II — Semestri III (30 ECTS) Kërkimi Individual II — 14 ECTS Pjesëmarrje dhe Prezantim në Konferencë Ndërkombëtare — 10 ECTS Mobiliteti i studentit — 6 ECTS.    VITI II — Semestri IV (30 ECTS) Prezantimi i progresit në disertacionin e doktoratës (I) — 30 ECTS.    VITI III — Semestri V (30 ECTS) Prezantimi i progresit në disertacionin e doktoratës (II) — 30 ECTS.    VITI III — Semestri VI (30 ECTS) Disertacioni i Doktoratës — 30 ECTS. 
Numri i vendeve të studimit:Sipas vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (Ref. 963/25, datë 31.07.2025), programi i doktoratës “Biznes dhe Ekonomi” (180 ECTS) akreditohet me kuotë prej 9 studentëve të rinj për çdo vit akademik. Kjo kuotë zbatohet për secilin vit të studimit gjatë gjithë periudhës së akreditimit 1 tetor 2025 – 30 shtator 2028, ndërsa pranimet realizohen përmes konkursit vjetor në përputhje me Statutin e UHZ-së, Rregullorën për Studimet e Doktoratës në Universitetin “Haxhi Zeka” si dhe kërkesat e Agjencisë së Kosovës për Akreditim. 
Udhëheqës i drejtimit/programit të studimit:Prof. Asoc. Dr. Fisnik Morina, Shef i Programit të Doktoratës “Biznes dhe Ekonomi” dhe Bartës i Programit.  Prof. Asoc. Dr. Vlora Berisha, Bartëse e Programit Prof. Dr. Bedri Statovci, Bartës i Programit Prof. Dr. Gani Asllani, Bartës i Programit Prof. Dr. Vehbi Ramaj, Bartës i Programit
Personeli i përhershëm shkencor/artistik (Numri sipas kategorive të personelit):Personeli i përhershëm i programit të doktoratës në Biznes dhe Ekonomi siguron mbulim të plotë dhe të qëndrueshëm të kurrikulës, në përputhje me kërkesat e Agjencisë së Kosovës për Akreditim. Të gjitha lëndët zhvillohen në model bashkë-ligjërimi,
 ku për secilën lëndë caktohet një bartës vendor nga stafi i rregullt i UHZ-së dhe një profesor vizitor nga universitetet partnere; kështu, në 100% të lëndëve ekziston bartësi vendor i rregullt, duke garantuar vazhdimësi akademike, përgjegjësi institucionale dhe përshtatje me misionin e Fakultetit të Biznesit. Në total, nga 16 kurse të parashikuara në program, 13 mbulohen didaktikisht nga stafi i rregullt i UHZ-së si bartës primar, ndërsa pjesa tjetër realizohet në bashkëpunim me profesorë vizitorë për të rritur dimensionin krahasues dhe ndërkombëtar të mësimdhënies. Krahas mbulimit të kurseve, kapaciteti për mbikëqyrje dhe mentorim të kandidatëve është i konsoliduar: aktualisht, sipas kritereve të AKA-së, Fakulteti i Biznesit disponon 24 profesorë të rregullt për mentorim në studimet e doktoratës, përkatësisht 6 profesorë të rregullt (full), 9 profesorë të asocuar dhe 9 profesorë asistent. Kjo bazë akademike mundëson ndarjen efektive të ngarkesës së mbikëqyrjes, formimin e komiteteve të balancuara akademike dhe garanton cilësi metodologjike, etikë kërkimore dhe koherencë tematike në projektet e doktorantëve, duke i orientuar ato drejt rezultateve të publikueshme dhe impaktit të matshëm akademik e shoqëror. Gjithashtu, në kuadër të ndërkombëtarizimit dhe lidhjes me praktikën, kandidatëve u ofrohet mundësia të zgjedhin komentorë nga radhët e profesorëve vizitorë të universiteteve partnere, me synim zgjerimin e ekspertizës tematike, rritjen e cilësisë së mbikëqyrjes dhe nxitjen e bashkë-autorësisë në publikime ndërkombëtare. Për temat me prirje aplikative, nëpërmjet marrëveshjeve dhe bordeve industriale të Fakultetit të Biznesit, kandidatët mund të përcaktojnë edhe një mentor industrial nga sektori, i cili kontribuon në definimin e problemit kërkimor nga perspektiva e organizatës, aksesin në të dhëna dhe validimin e rezultateve në mjedise reale. Ky konfigurim trinomik, mentor vendor, ko-mentor vizitor dhe mentor industrial kur është e përshtatshme forcon ndërthurjen teori-praktikë, rrit transferueshmërinë e gjetjeve dhe siguron koherencë ndërmjet objektivave shkencore, kërkesave të tregut dhe standardeve të integritetit akademik.
Taksat e studimit:Taksat e studimit për ciklin e tretë (doktoratë) në institucionet publike përcaktohen në nivel semestri dhe përfshijnë edhe tarifa të veçanta për shërbime administrative dhe për mbrojtjen e disertacionit. Studenti i doktoratës paguan 500 € për çdo
 semestër, ndërsa për mbrojtjen e disertacionit paguan 300 €. Përveç këtyre, zbatohen edhe tarifa administrative të përgjithshme, si paraqitja e provimit për herë të dytë e tutje (5 € në nivelin e doktoratës), si dhe tarifa të tjera standarde të administratës universitare (p.sh., certifikata, dublikatë, etj.), të cilat ekzekutohen në momentin e kërkesës për shërbimin përkatës. Pagesat e semestrit kryhen në momentin e regjistrimit brenda afateve të përcaktuara nga institucioni dhe realizohen në institucione të licencuara pagesash; studenti është i detyruar të provojë pagesën me dëftesë. Udhëzimi parashikon edhe përjashtime: të gjithë studentët lirohen nga pagesa e një pjese të tarifave kur regjistrojnë semestrin për herë të parë, ndërsa për doktoratë parashihet lirimi nga pagesa e semestrit të përsëritur në rrethana jashtë kontrollit të studentit (si vonesa në caktimin e mentorëve, në realizimin e punës kërkimore ose në publikimin e rezultateve), për më së shumti dy semestra dhe vetëm me vendim të organit kompetent të institucionit. Dispozitat aplikohen nga viti akademik 2021/22 dhe vlejnë për të gjitha nivelet e studimit në universitete publike.
Mundësitë e punësimit pas diplomimit:Mundësitë e punësimit për doktorantët e programit PhD në Biznes dhe Ekonomi janë të gjera dhe të thelluara, duke u shtrirë në akademi, kërkim të aplikuar, administratë publike dhe sektorin privat brenda dhe jashtë vendit. Në universitetet publike dhe private, profili i doktorantit përputhet me rolet e ligjëruesit dhe studiuesit me përgjegjësi për projektimin e kurseve të avancuara, udhëheqjen e kërkimeve ndërdisiplinore, mbikëqyrjen e tezave dhe zhvillimin e projekteve/granteve; në institutet e kërkimit dhe qendrat e ekselencës, aftësitë metodologjike dhe portofoli i publikimeve u mundësojnë të marrin pjesë në konsorciume ndërkombëtare, të koordinojnë pako pune shkencore dhe të kontribuojnë në botime me ndikim.   Në sektorin publik dhe politikëbërje, profilizimi si analist i lartë ekonomik ose këshilltar financiar i orienton drejt institucioneve qendrore dhe lokale, agjencive rregullatore, institucioneve supreme të auditimit, administratës tatimore dhe prokurimit publik, si edhe bordeve këshillimore të ministrive. Këtu, doktorantët sjellin kapacitete për analizë kosto–përfitim, vlerësim të politikave, modelim makro dhe mikroekonomik dhe hartim të reformave në fusha si konkurrueshmëria, financat publike, tregjet e punës, digjitalizimi i shërbimeve dhe zhvillimi rajonal. Rrugë e
 natyrshme është edhe angazhimi në organizata ndërkombëtare dhe financiare shumëpalëshe, banka zhvillimore, programe IPA/Horizon/ERASMUS+, organizata kërkimore (“think tank”) dhe fondacione ku doktorantët kontribuojnë në hartimin e projekteve, monitorim–vlerësim, menaxhim portofoli dhe raporte ndikimi.   Në sektorin bankar dhe në shërbimet financiare, doktori në biznes dhe ekonomi pozicionohet në role të larta të menaxhimit të rrezikut dhe financës: rreziku i kredisë dhe i tregut, vlerësimi i përshtatueshmërisë së kapitalit (ICAAP) dhe i likuiditetit (ILAAP), menaxhimi i aktiveve dhe detyrimeve (ALM) dhe testimi i qëndrueshmërisë; zhvillimi dhe validimi i modeleve (PD/LGD/EAD); menaxhimi i portofolit të investimeve; si edhe funksione të pajtueshmërisë me kornizat evropiane të raportimit të qëndrueshmërisë – Mjedis, Shoqëri dhe Qeverisje (ESG), Direktivën për Raportimin e Qëndrueshmërisë së Korporatave (CSRD), Standardet e Raportimit të Qëndrueshmërisë të BE-së (ESRS) dhe me kërkesat për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (AML/CFT). Në auditim të brendshëm dhe kontroll të brendshëm, aftësitë empirike dhe njohja e standardeve u mundësojnë të udhëheqin vlerësime të bazuara në rrezik dhe të zbatojnë korniza të qeverisjes korporative. Në bursë, fondet e pensioneve dhe menaxhimin e aseteve, ndërthurja e ekonometrisë me financat e aplikuara përkthehet në dizajn strategjish, optimizim portofoli dhe menaxhim performance.   Në korporata, konsulencë dhe industri, doktorantët marrin role në strategji, transformim digjital, analitikë të të dhënave dhe financë korporate, duke udhëhequr projekte ristrukturimi, vlerësimi të investimeve (shpenzime kapitale – CAPEX dhe bashkime e blerje – M&A), dizajn të modeleve të biznesit dhe menaxhim të performancës. Integrimi i temave të qëndrueshmërisë dhe raportimit jofinanciar i bën ata kandidatë kryesorë për njësi të ESG-së, dekarbonizimit, menaxhimit të zinxhirit të furnizimit dhe ekonomisë qarkore, ku kërkohen aftësi për matjen e ndikimit, vlerësimin e rrezikut dhe raportimin sipas standardeve të BE-së. Bashkëpunimet me bordet industriale hapin shtigje për bashkë-mentorime dhe projekte të përbashkëta K&Z (kërkim & zhvillim), duke e kthyer disertacionin
 në platformë të zbatueshme në kompani.   Për kandidatët me prirje sipërmarrëse, doktoratura ofron avantazh të qartë në themelimin e ndërmarrjeve të reja të bazuara në dije, “spin-off” akademike dhe nisma në teknologjitë financiare (FinTech), arsimore (EdTech), të gjelbra (GreenTech) dhe në fusha të të dhënave dhe inteligjencës artificiale, ku aftësitë në dizajn eksperimental, verifikim hipotezash dhe menaxhim të të dhënave ulin rrezikun e inovacionit dhe përshpejtojnë përshtatjen e produktit me tregun. Në të gjitha këto rrugë, portofoli i publikimeve, përvoja ndërkombëtare (mobilitet dhe konferenca) dhe kompetencat e komunikimit shkencor përkthehen në avantazhe të matshme në tregun e punës, ndërsa rrjetet e krijuara gjatë studimeve mbeten aset kyç për një karrierë të qëndrueshme në role drejtuese.