Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Afati i provimeve të nëntorit 2021

Njoftohen të gjithë studentët e studimeve bachelor dhe master se është hapur afati për paraqitje të provimeve në afatin e nëntorit 2021. Të gjithë studentët të cilët e kanë paraqitur provimin për herë të dytë duhet të paguajnë në bazë të udhëzimit administrativ (MASHT) 09/2021 aplikimi i pagesave të studentëve në Institucioneve publike të Arsimit të Lartë.

Pas paraqitjes së provimet duhet të klikohet tek menuja PAGESAT dhe nga lista rënëse të zgjedhet opcioni “Për paraqitjen e provimeve e studimeve Bachelor/Master“, të klikohet në butonin Ruaj, të printohen dhe të procedohet tutje.

Provimet në bachelor për herën e dytë ose më shumë të paraqitur duhet të paguhet 1 euro

Provimet në Master për herën e dytë ose më shumë të paraqitur duhet të paguhet 2.5 euro

Afati për paraqitje të provimeve është nga data 15.11.2021 deri me 20.11.2021, studentët mund të paraqesin vetëm dy provime.