Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Rezultatet preliminare në Zgjedhjet Studentore 2025 në Universitetin Haxhi Zeka në Pejë

Zgjedhjet studentore 2025 - UHZ - Universiteti Haxhi Zeka ne Peje

Universitetin Haxhi Zeka në Pejë (UHZ) u mbajtën Zgjedhjet Studentore 2025. Kjo ishte një ngjarje e rëndësishme për studentët në veçanti dhe për institucionin në përgjithësi.

Procesi i mbarëvajtjes së zgjedhjeve shkoi pa ndonjë problem, duke i dhënë studentëve mundësinë për të votuar dhe shprehur preferencat e tyre në zgjedhjen e përfaqësuesve të ardhshëm. Përqindja (%) e daljes në zgjedhje marrë si total në kuadër të UHZ-së ishte 16% (shih tabelën dhe grafikun më poshtë). Ndërsa, në kuadër të pesë (5) fakulteteve, përqindja e daljes në zgjedhje ishte:

Faculties% e daljes në zgjedhje
Faculty of Business12.7
Faculty of Law19.8
Faculty of THEM25.6
Faculty of Agribusiness12.3
Faculty of Arts25.4

Universiteti Haxhi Zeka ka bërë përpjekje të dukshme për të siguruar që procesi i zgjedhjeve të jetë i ndershëm dhe transparent, duke i lejuar studentët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në mënyrë të lirë dhe të pavarur.

Ky proces është një shembull i rëndësishëm i përfshirjes demokratike dhe pjesëmarrjes aktive të studentëve në jetën universitare.

Respektimi i procesit zgjedhor dhe pjesëmarrja e lartë e studentëve janë thelbësore për të siguruar një klimë të shëndetshme akademike dhe për të ndihmuar në zhvillimin e një mjedisi të favorshëm për të gjithë studentët.

Go to Top