Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

OFFICIAL VISIT OF THE DELEGATION OF “HAXHI ZEKA” UNIVERSITY TO THE REPUBLIC OF CROATIA

Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit  dhe avancimit, Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, i kryesuar nga Rektori, Prof. Dr. Armand Krasniqi, zhvilloi një vizitë zyrtare pune në Republikën e Kroacisë, më konkretisht në Tera Tehnopolis dhe Universitetin Josip Juraj Strossmayer të Osijekut.

Kjo vizitë kishte për qëllim thellimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale, krijimin e urave të reja bashkëpunimi dhe shkëmbimin e përvojave të mira në fushën e inovacionit, ndërmarrësisë, kërkimit shkencor dhe zhvillimit institucional.

Në kuadër të agjendës së vizitës, delegacioni i "Haxhi Zeka" University“ vizitoi Tera Tehnopolis, një nga qendrat më të njohura të inovacionit dhe sipërmarrjes në Kroaci, e cila shërben si një pikë takimi ndërmjet universiteteve, komunitetit të biznesit dhe institucioneve publike. Gjatë takimit me drejtuesit e kësaj qendre, u zhvilluan diskutime të frytshme lidhur me modelet e suksesshme të transferimit të teknologjisë dhe njohurive, mbështetjes së start-upeve studentore, si dhe nxitjes së inovacionit universitar si një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik rajonal. 

Në këtë kontekst, u vlerësua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Tera Tehnopolis dhe Qendrës Universitare për Inovacion dhe Ndërmarrësi të UHZ-së – NOVA, si një mundësi reale mbështetjeje e Tera Tehnopolis dhe NOVA për zhvillimin e projekteve të përbashkëta, programeve trajnuese, organizimin e punëtorive praktike dhe shkëmbimin e përvojave profesionale. Ky bashkëpunim në të ardhmen synon të krijojë ura lidhëse midis akademisë dhe tregut të punës, duke fuqizuar studentët, të rinjtë dhe bizneset e reja në zhvillimin e ideve të tyre innovative. 

Një ndër pikat qendrore të vizitës ishte takimi zyrtar me Rektorin e Universitetit të Osijekut, gjatë të cilit u diskutuan mundësitë konkrete të bashkëpunimit akademik ndërmjet dy institucioneve. Temat kryesore të trajtuara përfshinë bashkëpunimin në fushën e kërkimit shkencor dhe inovacionitsi dhe shkëmbimet akademike të personelit dhe studentëve në kuadër të programeve Erasmus+ dhe nismave të tjera evropiane.

Në takimin me menaxhmentin e universitetit të Osijekut u diskutua  përfshirja e Universitetit “Haxhi Zeka” në Aleancën Evropiane të Universiteteve “COLOURS”, që synon ndërtimin e një hapësire të përbashkët arsimore evropiane përmes bashkëpunimeve afatgjata ndërmjet universiteteve të rajonit dhe BE-së. Pjesëmarrja në këtë aleancë do të mundësojë për UHZ-në rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar, pjesëmarrje në trajnime,  si dhe integrimin më të thellë në proceset e modernizimit të arsimit të lartë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Gjatë qëndrimit në Kroaci, delegacioni i Universitetit “Haxhi Zeka” pati gjithashtu kënaqësinë të realizojë një takim joformal me ish-rektoren e Universitetit të Zarës, Prof. Dr. Dijana Vican, e cila prej vitesh është një mbështetëse dhe partnere e çmuar e UHZ-së. Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësitë e reja të bashkëpunimit dhe për zhvillimin e ideve inovative që synojnë fuqizimin e rolit të Universitetit “Haxhi Zeka” në rajon dhe në nivel ndërkombëtar.  

Vizita e delegaionit nga UHZ konsolidon  rolin të Universitetit “Haxhi Zeka” si një institucion dinamik, i hapur dhe inovativ, i cili synon të jetë pjesë aktive e rrjeteve akademike dhe kërkimore në nivel rajonal dhe evropian. Përmes këtyre nismave, UHZ synon të rrisë cilësinë e arsimit, të forcojë lidhjet me tregun e punës dhe të kontribuojë në zhvillimin socio-ekonomik të rajonit të Dukagjinit dhe më gjerë.

Kroacia dhe institucionet e saj të arsimit të lartë me të cilat bashkëpunon UHZ, janë tashmë partnere strategjike të Universitetit “Haxhi Zeka”, me të cilat janë ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme bashkëpunimi në fushën e arsimit, inovacionit, ndërmarrësisë dhe kërkimit shkencor. Ky bashkëpunim strategjik po ndihmon në shkëmbimin e përvojave institucionale, përmirësimin e kapaciteteve akademike, dhe në ndërtimin e një rrjeti të qëndrueshëm bashkëpunimi rajonal dhe evropian.

Go to Top