Krakow, Poland – 7 September 2026
A delegation from the University “Haxhi Zeka” (UHZ) is participating in a Training for Trainers and Study Visit in Krakow, Poland, within the framework of the European project “MetaTech 4.0 – Bridging Industry 4.0 in the Western Balkans.” The project is funded by the European Union through the Erasmus+ Programme, with UHZ serving as one of the project partners.
The UHZ delegation consists of Prof.Ass.Dr. Driton Sylqa, Xhemajli Kastrati, Director of the “Rifat Gjota” Technical High School, Fidan Rizvanolli, Director of Production at the industrial company Kontura, Jahja Lataj, Advisor to the Rector, and Ernest Beqiri, a participant in the CAD/CAM training activities organized within the MetaTech 4.0 project.
The Krakow activity represents the second international study visit organized within the project, following the study visit in Podgorica, Montenegro. As a Training for Trainers, the activity provides participants with an opportunity to strengthen their knowledge and practical competencies while exchanging experiences and good practices in Industry 4.0, digitalization, automation, and modern manufacturing processes.
A key objective of MetaTech 4.0 is to strengthen cooperation between vocational education and training institutions, higher education institutions, and industry, while developing the digital and technical skills required by the evolving labour market. The project also seeks to improve the relevance and quality of vocational training and support the transition towards more innovative and technologically advanced industrial environments across the Western Balkans.
The participation of representatives from UHZ, vocational education, and industry highlights the project’s strong cross-sectoral approach and the importance of connecting education and training with the real needs of the industrial sector. Through its active participation in MetaTech, UHZ continues to strengthen its international cooperation, promote innovation and digital transformation, and contribute to the development of skills and competencies for Industry 4.0, further enhancing the links between education, professional training, and industry.
UHZ participates in training for trainers in Krakow within the MetaTech 4.0 Project
Krakow, Poland – 7 September 2026
Një delegacion i Universitetit “Haxhi Zeka” po merr pjesë në trajnimin për trajnerë që po zhvillohet në Krakow të Polonisë, në kuadër të projektit evropian “MetaTech 4.0”. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus Plus, ndërsa UHZ është njëri nga partnerët e projektit.
Delegacioni i UHZ-së përbëhet nga Prof.ass.dr.Driton Sylqa, Xhemajli Kastrati, drejtor i shkollës së mesme teknike “Rifat Gjota”, Fidan Rizvanolli, drejtor i prodhimit në kompaninë industriale Kontura, Jahja Lataj, këshilltar i Rektorit, dhe Ernest Beqiri, pjesëmarrës në aktivitetet trajnuese në fushën e CAD/CAM, të organizuara në kuadër të projektit MetaTech 4.0.
Aktiviteti në Krakow përfaqëson vizitën e dytë ndërkombëtare studimore të organizuar në kuadër të projektit, pas vizitës së zhvilluar në Podgoricë. Kjo vizitë studimore ofron mundësi për forcimin e njohurive dhe kompetencave praktike të pjesëmarrësve, si dhe për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira në fushat e Industrisë 4.0, dixhitalizimit, automatizimit dhe proceseve moderne të prodhimit.
Një nga objektivat kryesore të projektit MetaTech 4.0 është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit dhe aftësimit profesional, institucioneve të arsimit të lartë dhe sektorit industrial, si dhe zhvillimi i aftësive digjitale dhe teknike të nevojshme për tregun e punës në zhvillim. Projekti synon gjithashtu të rrisë cilësinë dhe relevancën e arsimit dhe trajnimit profesional dhe të mbështesë kalimin drejt mjediseve industriale më inovative dhe teknologjikisht të avancuara në Ballkanin Perëndimor.
Pjesëmarrja e përfaqësuesve nga UHZ, arsimi profesional dhe industria e thekson qasjen ndërsektoriale të projektit dhe rëndësinë e lidhjes së arsimit dhe trajnimit me nevojat reale të sektorit industrial. Përmes pjesëmarrjes aktive në MetaTech, UHZ vazhdon të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar, të promovojë inovacionin dhe transformimin digjital dhe të kontribuojë në zhvillimin e aftësive dhe kompetencave për Industrinë 4.0, duke fuqizuar më tej lidhjet ndërmjet arsimit, aftësimit profesional dhe industrisë.
