Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Fillon implementimi i projektit NAWA

Ka filluar implementimi i projektit dyvjeçar NAWA, në kuadër të të cilit nëntë studentë të Universiteti “Haxhi Zeka” Pejë kanë nisur pjesëmarrjen e tyre në një seri workshop-esh që do të zhvillohen në pesë universitete të ndryshme evropiane.

Workshop-i i parë ka  fillaur me 16 shkurt 2026 në qytetin Brno ne Mendel University  Çeki. Gjatë periudhës nga 16-20 shkurt 2026 studentët do të trajnohen në temën e qëndrueshmërisë dhe ekonomisë qarkore, duke ndjekur ligjërata dhe punëtori intensive trejavore.

Studentët e Fakultetit të Biznesit të Universitetit “Haxhi Zeka” janë të shoqëruar nga:
– Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ngritjen e cilësisë, Prof. Dr. Edmond Beqiri,
– Prof. Dr. Ibish Mazreku,
– Drejtoresha e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Arbërora Haxhija

Gjatë këtij projekti, nëntë studentët nga Universiteti “Haxhi Zeka” do të bashkëpunojnë me nga nëntë studentë nga:
– Universitat de València (Spanjë),
– Mendel University in Brno(Çeki),
– University of Opole (Poloni),
– Universiteti “Aleksandër Moisiu”(Shqipëri).

Trajnimet gjatë javës do të realizohen nga profesorët e Mendel University në Brno, ndërsa në përfundim të workshop-it studentët do të pajisen me certifikatë dhe do të fitojnë nga një kredi ECTS.

Ndër studentët pjesëmarrës janë: Lendrit Lluka , Bleona Uka, Lidra Haxhihasani, Enis Gjocaj, Ujvesa Krasniqi, Erëza Kollqaku, Gerta Ahma, Anisa Krasniqi dhe Medina Asani .

Ky trajnim është jashtëzakonisht i rëndësishëm për studentët, pasi projekti NAWA synon të përgatisë të diplomuar të aftë dhe konkurrues për tregun evropian të punës, duke forcuar kompetencat e tyre në fushën e qëndrueshmërisë, ekonomisë qarkore dhe bashkëpunimit ndërkombëtar akademik.

Go to Top