Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

PUNËTORIA MBI PUNËN PRAKTIKE TË STRUKTURUAR 

In the premises of Faculty of Business IN Haxhi Zeka University në Pejë po mbahet punëtoria “Puna praktike e strukturuar në agrobiznes”. Punëtoria organizohet në kuadër të projektit “Partneritetet me Sektorin Privat për Forcimin e Arsimit të Lartë”, i cili është i implementuar nga konsorciumi i udhëhequr nga Universiteti I Iowa-s, në partneritet me Universitetin shtetëror të Iowa-s dhe Qendrën për Arsim të Kosovës. 

Në punëtori po marrin pjesë rreth 20 profesorë nga Fakulteti i Agrobiznesit, Fakulteti i Biznesit dhe Fakulteti i Menaxhimit të Turizimit, Hotelerisë dhe Mjedisit dhe Drejtori i Zyrës së Karrierës në UHZ,  kjo punëtori po udhëhiqet nga profesori Curtis R. Youngs me eksperte profesoreshën Christen Burgett nga Universiteti Shtetëror i Iowa-s

Qëllimi i punëtorëisë është rritja e kapaciteteve për strukturim të punës praktike, si të zhvillohen objektivat e të nxënit të studentëve për punë praktike, mekanizmat për vlerësimet formuese dhe përmbledhëse, etj. 

Ky është fillimi i aktiviteteve të këtij projekti i cili do të zgjasë pesë vite dhe do të mbështesë, në veçanti, proceset mësimore e praktike të Fakultetit të Agrobiznesit në UHZ.

Go to Top