Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Pa të dhëna nuk ka zhvillim të bazuar në dije – Universiteti “Haxhi Zeka” dhe Agjencia  e Statistikave të Kosovës hapin një kapitull të ri të bashkëpunimit institucional

“Një universitet që synon të ndikojë në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror duhet të dijë me saktësi realitetin mbi të cilin ndërton analizat dhe rekomandimet e veta. Për UHZ-në, të dhënat zyrtare të ASK-së nuk janë vetëm burim informacioni, por një infrastrukturë e domosdoshme e dijes dhe e planifikimit zhvillimor,” ishte mesazhi që u theksua gjatë takimit.

Rektori i "Haxhi Zeka" University“, Prof. Dr. Armand Krasniqi, zhvilloi sot një takim pune shumë përmbajtjesor me z. Enver Kelmendi, Shef i Zyrës Rajonale të Agjencisë së Statistikave të Kosovës në Pejë, dhe me zyrtaren e kësaj Agjencie, znj. Mirlinda S. Shala.

Takimi u zhvillua në një frymë të hapur dhe konstruktive, me fokus të veçantë në krijimin e një bashkëpunimi më të strukturuar ndërmjet "Haxhi Zeka" University“ AND Agjencisë së Statistikave të Kosovës, sidomos në fushën e sigurimit, përdorimit dhe interpretimit të të dhënave zyrtare statistikore për nevojat e kërkimit shkencor, planifikimit institucional dhe projekteve zhvillimore.

Rektori Krasniqi i njoftoi përfaqësuesit e ASK-së me dinamikën e zhvillimeve që po ndodhin në Haxhi Zeka University within the framework of tri misioneve universitare – mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe misionit të tretë, duke theksuar se faza e re e zhvillimit të Universitetit kërkon që vendimmarrja, kërkimi dhe projektet me ndikim shoqëror të mbështeten gjithnjë e më shumë në evidencë dhe të dhëna të besueshme.

Në këtë kontekst, Rektori Krasniqi nënvizoi rëndësinë e veçantë që kanë të dhënat zyrtare të ASK-së ABOUT Rajonin e Pejës dhe më gjerë, duke theksuar se projektet zhvillimore dhe orientimet shkencore të Universitetit nuk mund të arrijnë cilësinë, objektivitetin dhe ndikimin e synuar nëse nuk mbështeten në të dhëna statistikore të sakta, të verifikuara dhe metodologjikisht të qëndrueshme.

Një vëmendje e posaçme iu kushtua mundësisë që përfaqësuesit e ASK-së të përfshihen në mënyrë aktive në aktivitetet që zhvillohen përmes Institutit për Shkencë dhe Arte, Forumit Ekonomik Rajonal të Dukagjinit – FERD, UNI-NOVA-s dhe Qendrës për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut, sa herë që projektet, analizat apo aktivitetet shkencore kërkojnë përdorimin dhe interpretimin e statistikave zyrtare.

Z. Enver Kelmendi shprehu kënaqësinë për zhvillimin e këtij takimi dhe gatishmërinë që Zyra Rajonale e ASK-së në Pejë të jetë një partner aktiv i Universitetit në aktivitetet ku të dhënat statistikore përbëjnë element të rëndësishëm të analizës dhe të argumentimit shkencor. Ai shprehu vullnetin që përfaqësuesit e ASK-së, brenda kompetencave institucionale, të jenë të pranishëm në takime pune, aktivitete dhe ngjarje shkencore të UHZ-së https://unhz.eu/ që lidhen drejtpërdrejt me fushën e statistikave zyrtare.

Gjatë diskutimit u trajtua edhe mundësia e një përfshirjeje më të strukturuar të ekspertizës së ASK-së në bordet dhe këshillat biznes-industriale të Universitetit, si dhe në procese të caktuara të zhvillimit programor, kërkimit shkencor dhe analizave socio-ekonomike. Një ndërveprim i tillë do të mundësonte që programet, projektet dhe studimet e Universitetit të ndërtohen mbi një njohje më të saktë të zhvillimeve demografike, ekonomike, sociale dhe territoriale.

Rektori Krasniqi theksoi se, në vizionin aktual të UHZ's, bashkëpunimi me ASK-në ka rëndësi prioritare, sepse ndërlidhja e kapaciteteve akademike me statistikën zyrtare krijon mundësi që Universiteti të prodhojë analiza më cilësore, politika më të argumentuara dhe rekomandime më të dobishme për komunat, bizneset dhe institucionet publike.

Palët u pajtuan që çdo formë e shkëmbimit të të dhënave, bashkëpunimit profesional dhe përfshirjes institucionale të zhvillohet në respektim të plotë të legjislacionit në fuqi, standardeve të statistikave zyrtare, konfidencialitetit dhe kompetencave institucionale të ASK-së.

Takimi shënon një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një partneriteti ku statistika zyrtare dhe shkenca universitare takohen në funksion të së njëjtës çështje: njohjes së saktë të realitetit dhe shndërrimit të kësaj njohurie në politika, projekte dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Go to Top