Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Ndërkombëtarizimi po shndërrohet në një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të Universitetit “Haxhi Zeka”.

Në vazhdën e angazhimeve për zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. dr. Edmond Beqiri, së bashku me Dekanin e Fakultetit të Biznesit, Prof. asoc. dr. Ylber Januzaj, dhe Drejtoreshën për Ndërkombëtarizim, Arbërora Haxhija, po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Lodz University of Technology.

Delegacioni u prit nga Dekani i Fakultetit të Menaxhmentit, Karol Marek Klimczak, dhe Robert Stanislawski, ku u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta, shkëmbim të stafit dhe studentëve, si dhe iniciativa të reja akademike.

Kjo vizitë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve akademike ndërkombëtare dhe avancimit të Fakultetit të Biznesit në rrjetin evropian të arsimit të lartë.

Go to Top